Celulare Lajmet e fundit

[VIDEO] Vernee X1 me ekran FHD dhe 6GB RAM 😍😍

Duket sikur ne do të marrim së shpejti një model të ri nga seria X të Vernee, të paktën emri Vernee X1 e sugjeronte atë. Por nuk është pikërisht kështu, sepse është vetëm një version tjetër i Vernee X ekzistues me një konfigurim tjetër të kujtesës. Kemi marrë sot një video të re mbi pamjen e telefonit.

Lexo artikullin e plote mbi Vernee X – thjesht spektakolar

Vernee X1-foto1

Vernee X1 është identike me hardware-in e Vernee X, me përjashtim të kapacitetit të magazinimit 64 GB më të ulët.

Do ketë saktësisht të njëjtë ekran me 6 inç FHD+ 18:9, sipërfaqen e dyfishtë 2.5D, procesorin Helio P23, 6 GB RAM, bateri 6200 mAh me ngarkim të shpejtë, 16MP + 5MP kamera me sensor IMX258, 13MP + 5MP front dual selfie cam dhe përkrahja e Face ID.

Sipas deklaratës direkt nga Vernee shumica e konsumatorëve nuk mund të përdorin siç duhet 128 GB magazinimin e bërë fillimisht për Vernee X, kështu që X1 është përgjigja për këtë. Ekziston gjithashtu një mundësi e disa ngjyrave të reja për të qenë në dispozicion për modelin. Sidoqoftë shitjet për Vernee X1 duhet të jenë të shpejta dhe çmimi do të jetë sigurisht më i ulët se ai i mëparshmi.

Video zyrtare mbi Vernee X1

Na ndiqni per me shume informacione tek ose.al – shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.