Celulare Lajmet e fundit

Vernee Active me 6 GB RAM dhe plot 3 dite bateri 😍😍

Jo te gjithe mund ti lejojne vetes nje Galaxy S8 Active….per kete arsye tregu ofron alternativa. Me e mira? Vjen se shpejti dhe e ka emrin: Vernee Active.

vernee active

 

Mbreselenese eshte sidomos bateria me plot 4200 mAh.

Duke pare konfigurimin teknik, dhe ekranin me rizolucion 1080p, Vernee deklaron qe bateria e ketij celulari zgjat plot 3 dite !😵😵😵

Foto Vernee Active:

Vernee Active është i pari celular nga kompania smartphone kineze që ka për qëllim për tu futur në mesin e atyre personave që kanë nevojë për një pajisje të rezistente ndaj goditjeve. Në sajë të dizajnit inovativ dhe të ndryshëm në krahasim me atë që ofrohet nga telefonat që i përkasin të njëjtës kategori Vernee shpreson të fitoj sadopak terren.

Lexo edhe: Vernee MIX 2 vetëm €200

Videoja e mëposhtme tregon një kornizë të hollë dhe të lehtë me një dizajn 2.5D lakuar. Vështrohet prania e një ekran 5.5″ me rezolucion të plotë HD.

Karakteristikat e Vernee Active

Gjithashtu interesante janë karakteristikat teknike: Vernee Active është e pajisur me një okta-core processor Helio P25. Ai është i aftë për të ofruar performancë me 25% më të lartë se brezi i mëparshëm. Mundësohet edhe reduktimi i konsumit të energjisë me 30%. Nuk do kemi probleme me shpejtësinë falë 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Sigurisht kemi certifikimin IP68 ndaj ujit dhe pluhurit.

vernee active

Kompletohen detajet teknike të rrjetit me lidhje 4G LTE me mbështetjen e 28 grupeve për një përdorim të telefonit global, NFC, USB Type-C dhe një bateri 4200mAh me mbështetje të karikimit të shpejtë me 9V/2A. Aktualisht asnjë informacion mbi sektorin fotografik nuk është lëshuar.

ose.al – shtepia e teknologjise

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.