umidigi s2
Celulare Lajmet e fundit

UmiDigi S2 me design pa korniza • 4 GB RAM • Cmimi 😱😱 • ose.al

Dihet qe design i momentit per smartphone eshte ai i ekranit pa korniza. Pra me panel “bezel-less” dhe “edge to edge”.

Problemi qendron gjithmone tek çmimi i celulareve me te bukur ne treg.

Por kujdes, nuk eshte e thene qe nje celular i nje marke me pak te njohur te mos kete karakteristika fantastike dhe te mos jete gjithesi i bukur.

Po ju sjellim ne vemendje nje smartphone me te vertet interesant. Behet fjale per UmiDigi S2, i cili po fiton vende çdo dite ne klasifikimin e celulareve me te shitur.

umidigi s2

UmiDigi S2 ka nje design te ekranin pa korniza. Nje raport 18:9 ashtu si te gjithe Top Class me te shtrenjte te ketij viti. Trupi i tij eshte i ndertuar totalisht ne metal, me ekran 5.5” dhe korniza shume te holla vetem ne pjesen e siperme dhe te poshtme. Ekrani ka nje rezolucion 720 x 1140 pixel me densitet 268 ppi. Procesori eshte nje MediaTek Octa Core Helio P20 me frequence te larte prej 2.3 Ghz. Vjen me nje memorie RAM prej 4 GB dhe nje memorie ROM prej 64 GB e zgjerueshme deri ne 256 GB me micro SD.

umidigi s2 nje

Fotokamera eshte gjithashtu mjaft interesante. Ajo eshte e tipit “Dual-Camera” me sensor Sony prej 13 MP dhe 5 MP. Fotokamera selfie vjen me 5 MP kapacitet, por me teknologji gjithashtu Sony qe mundeson nje kapje drite me te vertete spektakolare per ate kapacitet.

Pika me e forte eshte natyrisht bateria. Behet fjale per nje bateri prej 5100 mAh qe mban energji per 2 dite pune intensive te normalizuar. UmiDigi sakteson se bateria duron 10 h lojra perpara se te shkarikohet. Kjo do te ishte me te vertete impresionuese! Bateria gjithashtu suporton Quick Charge per karikimin e shpejte ne makimumi 1h e 30 min.

UmiDigi S2 do te jetoje me sistemin operativ Android 6 Marshmellow por menjehere i perditesueshem ne Android 7 Nougat. UmiDigi deklaron qe gjithashtu celulari do te perditesohet ne Android Oreo, por pa dhene date te specifikuar ne kete aspekt.

Foto UmiDigi S2:

Pika tjeter spektakolare e UmiDigi S2 eshte natyrisht çmimi. Ne Shqiperi kushton 275 € !😍😍😍

…tjeter alternative, pritet qe shpejt te dale UmiDigi S2 Pro me 6 GB RAM qe ne Shqiperi kushton 350 € ! 😵😵😵

Video Umidigi S2:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=rpfF39U1je8″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]
Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

23 thoughts on “UmiDigi S2 me design pa korniza • 4 GB RAM • Cmimi 😱😱 • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.