Turing HubblePhone-foto1
Celulare Lajmet e fundit

Turing HubblePhone: 4 Ekrane, 2CPU dhe fotokamera prej 60MP

Disa nga lexuesit tonë më besnikë do ta njohin emrin e markës Turing Space Industries, një krijues smartphonësh i specializuar në krijimin e telefonave shumë unike por ende të pasuksesshëm, si Turing Phone, nisur në shkurt. E pra, pas rrëzimit me pajisjen e tyre të parë, kompania me sa duket është kthyer me një tjetër telefon koncept shumë interesant – Turing HubblePhone.

Turing HubblePhone-foto2

Turing HubblePhone “është” një pajisje me pamje të pabesueshme me katër ekrane OLED dhe atë që ata e quajnë “dizajn të palosshëm”, por është më shumë si një mekanizëm i rrotullisjes. Ndërsa sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, telefoni nuk do të paketojë vetëm një CPU, por dy Qualcomm Snapdragon 855, e cila mund ta kthejë atë në celularin më të shpejtë në Botë. HubblePhone do të mbështesë gjithashtu edhe lidhjen e re 5G që ka filluar testet në shumë vënde aziatike.

Kamera e Turing HubblePhone

Një tjetër detyrë me të vërtetë e zhdërvjellët është kamera, e pozicionuar dukshëm në mes që kujton shumë Nokia N93 të vjetër. Në sajë të këtij dizajni, smartphone do të jetë në gjendje të paketojë një sensor imazhi shumë më të madh me lente. Turing është duke pretenduar se mund të shkojë deri në 60MP të rezolucionit (CMOS) dhe të mbështesë 15 herë zmadhimin optik.

Ndërsa celularin është i ndarë në dy pjesë kryesore, do të ketë edhe dy bateri me kapacitet 2800mAh dhe 3300mAh. HubblePhone Turing do të dali ose me Android 9P ose Sailfish 3 OS.

Çmimi i Turing HubblePhone

Çmimi i parashikuar i HubblePhone është 2,749 $ dhe është planifikuar të dali në tregun amerikan në qershor të vitit 2020. Ndërkohë, tregu europian dhe ai kinez do të duhet të presë deri në shtator të të njëjtit vit. Si ju duket ky celular?

Video Youtube mbi Turing HubblePhone

https://www.youtube.com/watch?v=EpgEFhFK1Sk.

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.