test rezistence xiaomi mi a1
Lajmet e fundit

TEST Rezistence Xiaomi Mi A1: materiali dhe zhytja ne uje 100% • ose.al

[PERDITESIM 04/10/2017]

Po ju mbajme ne perditesime per celularin “best buy” te momentit. Pra smartphonin me te mire ne treg persa i perket raportit midis kostos per ta blere, dhe kualitetit te te gjithe komponenteve te nje celulari. E kote te perseritemi per karakteristikat fantastike te ketij Xiaomi Mi A1. Ai eshte sot celulari me i lire me Android One “fabrike”. Kjo e ben ate nder te paret celular qe perfiton nga perditesimet e Android se bashku me ate qe pritet te dale se shpejti, Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL. Po bejem kete perditesim per nje aspekt me te vertete impresionues mbi Mi A1 !! 😵 Megjithese ai nuk eshte i çertifikuar “IP” ne lidhje me rezistencen nga uji dhe pluhurat, u provua se sa do ti rezistonte nje “zhytjeje” te plote 100% ne nje ene uji. Rrezultati ishte me te vertete mahnites. Pa asnje çertifikim, Xiaomi Mi A1 arriti te rrezistoje pa probleme dhe doli plotesisht funksional. Kjo tregon edhe njehere qe jo vetem ai ka sistem operativ dhe karakteristika performante te mahnitshme, jo vetem ka dual camera mjaft kompetitive, por eshte edhe i ndertuar me materiale optimale. Xiaomi ka bere me te vertete nje pune te shkelqyer, dhe ne keto momente eshte nje nder celularet me te shitur ne tregun boteror!

Video Test Rezistence Xiaomi Mi A1, zhtyje ne uje:

Video Test Rezistence Xiaomi Mi A1, materialet e ndertimit:

Njihuni me Xiaomi Mi A1, dhe karakteristikat e tij: Shume perdorues smartphonesh shpesh lodhen nga sistemet operative tejet te nderlikuara dhe te renduara. Nganjehere eshte me mire te kesh diçka te thjeshte, efektive dhe te shpejte. Ky eshte objektivi i ketij Xiaomi Mi A1, qe sapo u prezantua nga kompania kineze. Per kete smartphone Xiaomi dhe Android bashkepunuan ne menyre te ngushte. Xiaomi eshte prodhuesi fizik, ndersa Android ofroi sistemin operativ “puro” dhe financimet. Motoja: “Created by Xiaomi, Powerd by Google” 😍😍 Behet fjale per nje dispozitiv i fashes se mesme persa i perket çmimit, por me karakteristika mjaft interesante: Ekrani 5.5 Full HD 1080 p bashkuar me nje trup metalik mjaft rezistent. Vihet ne jete nga procesori me kapacitet te sigurte dhe te testuar SnapDragon 625, me çip Octa Core. Memoria RAM prej 4 GB dhe memoria ROM prej 64 GB. Bateria mjaft e mire prej 3080 mAh.  Karakteristika kryesore ka te beje me fotokameren. Nje super “Dual Camera” me dy sensore prej 12 MP secili, dhe optical zoom 2x. Ju kujtohet? Eshte e njejta fotokamer qe ka sot iPhone 7 Plus!!😱😱😱😱 Por çmimi eshte njesoj si iPhone 7 Plus ??…..imagjinoni qe flitet per nje çmim nen 300 € ne Europe 😵

Njihuni me Xiaomi Mi A1 dhe ne keto foto:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.