android tv sony a1 oled bravia 4K spektakel
Lajmet e fundit TV

Televizor Sony me Android TV 77″ per vetem $19.999

Sony ka hapur para-porositë për televizorin e saj Android TV OLED 77″. Televizori i shtohet serisë A1 së bashku me versionin 55″ dhe 65 “. Rizbulojmë procesorin 4K HDR X1 Extreme një zgjidhje e fuqishme dhe të gjithanshme që menaxhon funksione të ndryshme. Për së pari menaxhohet HDR përmes analizës së çdo skenë me korrigjim ngjyrash dhe kontrastit për çdo objekt individual, në mënyrë që të formohet pamja më e mirë e përgjithshme.

Me SuperBit Mapping 4K HDR rikrijohet lëvizje më natyrale nga një skenë tek tjera. Lëvizjet janë uniforme dhe të sakta ndërmjet skenave të errëta dhe atyre me ngjyra. Procesori analizon burimet në 8-bit (HD të plotë) ose 10-bit (Ultra HD) dhe pastaj tregon ngjyrat me një klasifikim 14-bit. Procesori i ri është e pajisur edhe me një bazë të dhënash të dyfishtë për upscaling dhe reduktimin e zhurmave.

 

Çfarë dallon serinë A1 nga të gjitha TV e tjera është pjesa e tij audio. Për të përhapur zërin është përdorur teknologjia Acustic Surface, një zgjidhje inovative që lejon prodhimin e zërit direkt nga vetë ekrani. Kjo teknologji ka lejuar për të kryer një TV me dizajn të veçantë, si ajo e një kornizë. Mbështetja mbrapa, është e nevojshme për të mbështetur TV por gjithashtu përmban edhe një subwoofer.

Sigurisht, ai ka mbështetjen për HDR (High Dynamic Range), gjithnjë e më shumë në qendër të të gjithë televizorëve. Seritë A1 mbështet formatet HDR10, Dolby Vision dhe HLG (Hybrid-Log Gamma). Sony ka zgjedhur platformën Android TV për të menaxhuar të gjitha funksionet e “zgjuar”. Seria A1 ka në brëndësi Android Marshmallow por ka filluar përditësimi për Android Nougat.

Çmimi: vetëm $ 19.999

Më poshtë video e prezantimit nga Sony për TV e serisë A1 Bravia OLED.

 

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.