tastiere per gaming ekonomike - genius scorpion k220 - foto4
Lajmet e fundit

Genius Scorpion K220 – Tastiere per gaming ekonomike

Jeni ne kerkimi per nje tastiere per gaming ekonomike? Buxheti juaj eshte shume i vogel? Pa asnje problem. Ne bashkepunim me Gjergji Kompjuter ju sjellim nje oferte thjesht spektakolare.

Marka Genius realizon një shumëllojshmëri të gjerë të pajisjeve kompjuterike dhe sot kemi për teste tastierën e tyre për gaming Scorpion K220. Kjo tastierë vjen me material të cilësisë së shkëlqyeshme dhe duket estetikisht shumë e këndshme.

Tastiere per gaming elektronike – Kutia

Në kuti ju merrni vetëm tastierën e cila lidhet nëpërmjet një USB me kompjuterin tuaj. Konfigurimi është shumë i thjeshtë, nuk ka softwer, por thjesht Plug-n-play (lidhe dhe luaj).

Na lejoni të flasim për ndriçimin prapa, e cila është padyshim një nga atraksionet kryesore të kësaj tastiere. Nga një anë ju nuk mund të vendosni një ngjyrë të zgjedhur, pasi ajo ka vetëm opsionin me 7 ngjyra si ylberi. Për mendimin tim kur perdor tastiera per gaming preferoj gjithmone kete version. Ndriçimi prapa mund të ndizet dhe fiket përmes një shtypjeje të thjeshtë të një çelësi në tastierë.

Tastiere per gaming elektronike – Karakteristikat

  • 12 Funksionet janë të pranishme (F1 … F12)
  • Rainbow tastierë të ndriçuar (ndriçimi i tastierës 7 Ngjyra)
  • 1.5m Kabllo (porta USB)
  • Windows 7, 8, 10 ose më vonë
  • Çelësi i Windows Start Screen
  • Cikli i jetës: 2 Milion klikime
  • Përmasat (mm) 466 (w) x 30 (d) x 205 (h)
  • Pesha 745 g

Tastiere per gaming elektronike – Foto

Tastiere per gaming elektronike – Çmimi

Nuk kemi se çfarë të themi më shumë për këtë tastierë, përveç faktit që ka një çmim spektakolar…

Sa kushton kjo tastierë?
Për vetëm 20€ kjo tastierë mund të bëhet e juaja!!

Tastiere per gaming elektronike – Rezultati ynë

Tastiera ndjehet premium për çmimin fantastik që ka. Kjo tastierë është padyshim një mundësi e madhe për lojtarët, ose thjesht të gjithë ata që po kërkojnë një përmirësim.

Nëse jeni duke kërkuar një tastierë për gaming më profesionale, nuk do ngeleni të zhgënjyer asnjëherë nëse do kaloni nga Gjergji Kompjuter.
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al