fingerprint
Lajmet e fundit

[SYNAPTIC] Fingerprint: Sensor i ri nën ekran

Ndër përparimet më interesante të teknologjisë që u shfaqën këtë vit ishte një sensor (fingerprint) poshtë ekranit për gjurmë gishtash. Ishte një demo mbi një telefon Vivo në bashkëpunim me Qualcomm gjatë MWC Shanghai. Sidoqoftë, shfaqja e një demo nuk është aq e thjeshtë sa prodhimi i një sensori të ri në masë. Me sa duket, gjigandët e teknologjisë si Samsung dhe Apple thuhej se po punonin për një sensor të tillë që nga mesi i vitit 2017. Por tani e dimë se kjo është një çështje e ndërlikuar ku Samsung dhe Apple kanë dështuar.

Por ne kemi marrë një lajm të madh këtë pasdite. Firma biometrike udhëheqëse Synaptics ka deklaruar se janë të gatshëm të prodhojnë në masë këto skanera në ekran. Skaneri i gjurmëve të gishtave të kompanisë quhet Clear ID FS9500. Ajo që është me të vërtetë interesante këtu është se Synaptics tashmë ka filluar prodhimin masiv të komponentit, tha firma. Për më tepër, 5 markat e smartfonëve të nivelit të lartë tashmë janë klientë të Synaptics, sipas informacionit zyrtar. Natyrisht kompania nuk ka deklaruar identitetin e këtyre 5 markave.

Nëse na pyet, Samsung dhe LG apo edhe Huawei lehtë mund të numërohen në krye të 5 vëndeve të para. Do të jetë vetëm një çështje kohe kur ky sensor do të gjejë rrugën për të dalur në treg. Dhe pastaj ne e dimë se do të jetë kudo. Skanerët për gjurmët nën ekran do të punojnë në një zonë të caktuar të ekranit. Përdoruesit do të duhet të vënë gishtat e tyre në atë pjesë ku sensor është vendosur, më shumë gjasa, pjesën e poshtme të ekranit.

Samsung me Fingerprint nën ekran?

Njoftimi i Synaptics na jep një aluzion se Samsung është, në fakt, një nga klientët e tyre. Në njoftimin e tyre për shtyp, ka një referencë për një “Infinity Display” siç do ta shihni më poshtë. Kjo duket se nënkupton që telefoni i Samsung Galaxy S9 do të vijë me një skaner gishtash nën ekran. Sidoqoftë, na duhet të presim për të qënë të sigurt.

“CONSUMERS PREFER FINGERPRINT AUTHENTICATION ON THE FRONT OF THE PHONE, AND WITH THE INDUSTRY QUICKLY SHIFTING TO BEZEL-FREE OLED INFINITY DISPLAYS, THE NATURAL PLACEMENT OF THE FINGERPRINT SENSOR IS IN THE DISPLAY ITSELF. SYNAPTICS’ CLEAR ID FINGERPRINT SENSORS ARE FASTER, MORE CONVENIENT, AND MORE SECURE THAN ALTERNATIVE BIOMETRICS, AND THIS OPTICAL TECHNOLOGY REPRESENTS A MAJOR INNOVATION SHIFT AND OPPORTUNITY FOR THE SMARTPHONE MARKET.”-KEVIN BARBER, SENIOR VICE PRESIDENT AND GENERAL MANAGER, MOBILE DIVISION, SYNAPTICS

Home

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.