Lajmet e fundit

SuperFOTOKAMERA e re e Samsung se shpejti per smartphone 😍😍

Samsung LSI, divizioni i kompanise koreane qe siguron prodhimin e komponenteve elektronik, ka publikuar se fundmi te ashtuquajturen “SuperFotokamera ISOCELL“.

Kjo fotokamer eshte e tipit “Dual Camera” dhe fizionomia e saj bazohet ne dy sensore te fuqishem me kater karakteristika kryesore:

  1. Fast (e shpejte)
  2. Slim (e holle)
  3. Bright (ndriçim i larte)
  4. Dual (tipi dual camera)

Aktualisht jane publikuar informacione per dy nga keto kater karakteristika te sensoreve.

a) Superfotokamera Samsung ISOCELL Fast 2L9 Dual Pixel

superfotokamera

Ky sensor i kategorise “Fast” permban nje konfiguracion me dy “fotodiode” per ç’do pixel. Pra me thjeshte, çdo pixel ka dy “faqe” ne te cilat rregjistrohen dy kapacitete te ndryshme: njeri eshte autofokusi dhe tjetri eshte shpejtesia e larte. Rizolucioni i ketij sensori arrin deri ne 12 MP dhe permasat e pixel jane 1,28 μm.

Ky sensor mundeson nje venie ne zjarr te objektivit me shpejtesi rrufe, thuajse dy here me te larte se aktualisht, sidomos persa i perket objekteve me dimensione te vogla. Ai mundeson kapjen e cdo detaji, pa humbur asgje nga objektet qe jane ne levizje gjate momentit te shkrepjes se fotografise edhe ne ambjente me pak ndriçim.

Lexo edhe: Galaxy J2 Pro me çmim spektakolar

Me permasta e pixel kaq te vogla, ky sensor mund te vendoset ne trupin e nje smartphoni ose dispozitivi tjeter ne nje hapesire mjaft te vogel dhe pa treguar asnje riliev qe do te prishte design-in.

Fale teknologjise “Dual Pixel” ky sensor mundeson nje thellesi imazhi te larte, dhe per rrjedhoje nje efekt “bokeh” akoma dhe me te bukur.

b) Samsung ISOCELL Slim 2×7

superfotokamera

Sensori i dyte Isocell per te cilin do t’ju flasim sot eshte ai i kategorise “Slim”. Ky eshte sensori i pare i prodhuar nga Samsung qe ka pixel me permasa me te vogla se 1.0μm. Permasat e tij arrijne ne nje minimum prej 0,9 μm. Rezolucioni maksimal arrin deri ne 24 MP dhe fale teknologjise DTI (Deep Trench Isolation) garantohet nje kapje e ngjyrave thuajse perfekte me realitetin.

Ky sensor ka ne baze te tij dhe teknologjine “Tetracell“, qe mundeson shkrepjen e fotografie shume me te shndritçme me ne ambjente me pak drite. Teknologjia “Tetracell” bashkon kater pixel te afert me njeri tjeterin duke i “urdheruar” qe te funksionojne si nje pixel i vetem, duke shtuar keshtu sensibilitetin drejt drites.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.