foto razer
Celulare Lajmet e fundit

Super smartphone Razer: njihuni me të ardhmen – ose.al

Razer – kompania e lojrave e njohur për kompjuterët, tastierat dhe mouse-ve të saj – po futet në lojën e smartphonëve. Prej një kohe të gjatë qarkullonin lajme se kompania ishte duke punuar në një telefon por thashethemet u përforcuan vetëm në momentin kur u zyrtarizua blerja e Nextbit një kompani jo shumë e njohur e prodhimit të smartphoneve. Jo më larg se data 11 Tetor kompania njoftoi nëpërmjet një postimi në Twitter për eventin që do të mbahet më datë 1 Nëntor ku do të prezantohet smartphone Razer .

smartphone Razer

UPDATE [03/11/2017]

Dizanji i smartphone Razer, telefonit te pare nga kjo kompani ngjason shume me NextBit Robin kompani te cilen Razer e bleu pak kohë më parë. Smartphone Razer ka sigurisht logon e vecante të Razer-it por kësaj rradhe të bardhë dhe jo jeshile.

Versioni me logo jeshile do të jetë limited-edition.

Smartphone Razer i ka bokset e zërit të vendosura në pjesën e sipërme dhe të fundit të telefonit duke e pozicionuar ekranin midis dy boksese më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë një smartphone.

Ky super smartphone ka karakteristika të frikshme ashtu sic edhe pritej. Duke qenë se është një telefon me target lojtarët ai ka plot 8GB RAM aq sa kanë shumica e kompjuterave ditët e sotme. Gjithashtu telefoni ka memorie të brendshme 64 GB e cila mund të shkojë deri në 1 TB me vendosjen e një microSD. Telefoni ka procesorin më të fundit nga Qualcomm pikërisht atë Snapdragon 835. Vecoria që e bën spektakolar këtë smartphone është ekrani 5.72 inch i cili ka një refresh rate 120Hz dhe QuadHD . Me pak fjale ai ka ekranin e një Apple MacBook.

Kamerat e Smartphone Razer duken fantastike nga ana e parametrave. Telefoni vjen me 2 kamera të mbrapme 12MP dhe 8MP kamer të përparme si të gjithë super smartphone-t e kohëve të fundit.

Gjëja tjetër e cila e bën këtë smartphone të vecantë është kapaciteti i baterisë i cili është 4000mAh sa dyfishi i baterisë në iPhone8. Sigurisht që telefoni suporton Fast Charging më të fundit i cili karikon baterine 50% për 15 minuta sipas raportimeve të Qualcomm.

Cmimi i telefonit duket se do të jetë pak a shumë në nivelin e smartphonëve TOP. Smartphone Razer kushton 699$ dhe do të jetë i diponueshëm për porosi që prej datës 17 Nentor.

Me poshte jane edhe karakteristikat e plota te telefonit.

  • 120 Hz UltraMotion™ screen

  • Featuring Dolby ATMOS and THX certified audio

  • Qualcomm Snapdragon 835 with 8GB RAM

  • 12MP dual cameras for complete versatility

  • 4,000 mAh battery for all-day power


    Processori

    Qualcomm® Snapdragon™ 835 Mobile Platform

    Memoria

    8GB RAM (LPDDR4, 1866 MHz)
    E brendshme : 64GB UFS
    E jashtme : microSD (class 10, 2TB max.)

    Display

    5.7-inch IGZO LCD 1440 x 2560120 Hz,
    Wide Color Gamut (WCG)
    Corning Gorilla Glass 3

    Kamerat

    Kamera e mbrapme
    12MP AF f1.75
    Wide13MP AF f2.6 Zoom
    Front Camera
    8MP FF f2.0

    Bateria

    4000 mAh lithium-ion
    Qualcomm® Quick Charge™ 4+

    Madhësia

    158.5 x 77.7 x 8 mm
    6.24 x 3.06 x 0.31 in
    197 g


Edhe pse nuk kishte shumë detaje , dihej që Razer ishte duke planifikuar një smartphone Razer pasi CEO i Razer Min-Liang Tan konfirmoi pak javë më parë që kompania do ta atë në tremujorin e fundit të vitit 2017. Më pas nga një foto e postuar në Twitter nga shefi i divizionit të telefonave të Razer, Mos dhe CEO-s Min-Liang Tan dallohej qartë në xhepin e Tan një telefon me logon e Razerit – i cili mendohet të jetë smartphone Razer i ri ose të paktën një prototip i tij.

Sipas lajmeve të fundit rreth parametrave të smartphone tregojnë që ai do të jetë më shumë për “hardcore gamers” ( për lojtarët e vërtetë ). Nga disa burime thuhet se smartphone do të jetë i pajisur me versionin më të fundit të Android 7.1.1 dhe thuhet se do të ketë një ekran 5.7 inch njësoj sa LG G6. Mendohet se smartphone do të jetë i pajisur me plot 8GB memorie RAM aq sa edhe flagship-i më i fundit nga OnePlus dhe 64 GB memorie të brendshme. Edhe pse nuk presim që kamera të jetë prioritet për këtë smarphone por nga burime të ndryshme sugjerojnë një kamer të pasme 12 MP dhe kamera e përparme 8MP të cilat do jenë të pajisura me teknlogjinë e fokusimit të shpejtë.

Ka mundësi që kompania të të ndjekë strategjinë e SONY-t për sa i përket idesë së luajtjes së lojrave nga kompjuteri në smartphone. Duke marrë parasysh edhe eksperiencën e NextBit një telefon tërësisht me memorie online, është e mundur që smartphone të përdorë disa nga këto veçori unike të cilat i gjejmë vetëm në NextBit Robin.

 

smartphone RazerNga ana tjetër vetë NextBit e nisi rrugëtimin e tij në botën e smartphonëve më anë të Robin, një smartphone Andorid me një dizenjim unik, me sensor te shenjës së gishtave anash në Power button dhe me disa zgjedhje të dallueshme dizanji. Megjithëse Robin ishte një eksperiment me një jetë të shkurtër, do të jetë interesante të shohim se sa do të influencojë ai në këtë smartphone të Razer.

Më poshtë gjeni karakteristikat që priten të debutojnë bashkë me super smartphone Razer në datën 1 Nëntor.
smartphone Razer

ose.al – shtepia e teknologjise

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.