Galaxy S9 VS Xperia XZ2
Celulare Lajmet e fundit

Sony XPERIA XZ2 dhe XZ2 Compact me design te ri dhe SD 845

Ne eventin madheshtor teknologjik ne Barcelone, perveç serise Galaxy S9 dhe S9+ u prezantuan dhe dy celularet e ri Top Class te Sony. Behet fjale per Sony Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact. Menjehere vihet re nje design i ri per keto dy celulare, dhe gjithashtu nje pajisja me proçesorin me te ri te Qualcomm: SnapDragon 845.

Me ne fund edhe Sony adaptoi celularet e saj te rinj me design-in modern te viteve 2017 – 2018. Pra me ekran raport 2:1 dhe me korniza ekrani shume me te holla se ato te Xperia XZ Premium. Te dy celularet do te jete ne pajisur me display Gorrilla Glass 5 dhe me çertifikim rezistence nga uji dhe pluhurat IP68.

Siç e dime, fuqia e Sony qendron tek teknologjia e sensoreve video dhe kamera qe perdor. Ekrani me rizolucion FHD+ do te jete ne gjendje te suportoje teknologjine HDR ne nivelin me te larte. Ekrani prej 5.7” shfrytezon ne maksimum videot dhe fotografite HDR.

Nje tejter teknologji interesante do te jete dhe e ashtuquajtura Dynamic Vibration System”, me ane te te ciles arrihet te analizohet audio dhe video e celularit qe me pas trasmetohet edhe ne vibracion (apo dridhje) tek celulari. Kjo teknologji do te rrise kenaqesine ne lojra apo filma te kategorive te ndryshme. Jo vetem kaq, por Sony thote se Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact do te kene aurikolaret audio me te fuqishem ne boten e smartphone.

Karakteristika kryesore ku Sony investon me keto celulare pra eshte kapaciteti i sensoreve 4K HDR dhe flmimi i videove 960 fps slow motion. Ne kete aspekt, edhe funksioni i ri 3D Creator do ti mundesoje perdoruesit skanimin e objekteve 3D, perfshi dhe fytyrave te personave, per ti riprodhuar ne software.

E gjithe kjo teknologji ultra performante, sidomos ne fushen e sensoreve fotokameral, vihet ne jete nga proçesori i ri SnapDragon 845. Ky i fundit ka shume permiresime ne krahasim me SD 835 sidomos persa i perket berthames se re Kryo 385 CPU qe mund te arrije frekuenca deri ne 2.8 Ghz. SD 845 premton shpejtesi grafike 30% me te larte se paraardhesi, dhe konsum energjie 30% me te ulet. RAM 4 GB dhe memorie 64 GB e zgjerueshme deri ne 400 GB.

Mendohet se XZ2 do te dale ne treg per nje shume rreth 800 € ndersa XZ2 Compact rreth 700 €.

Foto Sony Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.