Sony Xperia XZ1 Compact-foto-spektakel
Celulare Lajmet e fundit

Sony Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact me Android 8.0 Oreo

Sony sot rinovoj gjatë IFA 2017 dy modele të rinj: Sony Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact. Celularët e rinj marrin stafetën nga XZ dhe XZ Compact që dolën në vitin 2016.

Lexo: Recensioni Sony Xperia XZ

Krahasuar me paraardhësit janë paraqitur në publik me një proçesor më prestigjioz, bazuar në platformën Qualcomm Snapdragon 835 dhe me një dizajn më të rafinuar. Lajme ka gjithashtu nga software, Xperia XZ1 mund të jet nga aparatet e para në treg me sistemin operativ Android 8.0 Oreo.

 

 

Smartphonet ndryshojnë në madhësinë e ekranit të mbrojtur nga Gorilla Glass Glass 5. Flasim për një ekran 5.2″ 1080p HDR për Sony Xperia XZ1 dhe 4.6″ 720p për Sony Xperia XZ1 Compact. E përbashkët është e gjithë pjesa e fotografisë që bazohet në sistemin Motion Eye të Sony, tashmë i integruar në versionin XZ Premium të mëparshëm. Eshte i strukturuar me një sensor prej 19 megapixel me funksionalitetin parashikues Capture e cila lejon të kapi imazhin disa sekonda para shtypjes se butonit.

Sony Xperia XZ1-foto

Kamera gjithashtu mbështet video super-ngadalshëm në 720p me 960 frame për sekondë dhe rezolucion 4K. Ajo nuk ka një stabilizator optik, por imazhet janë edhe më të qëndrueshme në sajë të SteadyShot. Steadyshot eshte stabilizuesi elektronik i zhvilluar nga prodhuesi japonez. Celularët ndryshojne nga telekamera e selfiet: 13 megapixel XZ1 dhe 8 megapixel XZ1 Compact.

Sony Xperia XZ1

‘Vëllai i madh’ mbështet një tjetër tipar të kamerës. Ka aftësinë për të kryer skanimin e objekteve dhe ti ruajt ato si imazhe 3D. Sony planifikon të integrojë këtë funksionalitet edhe në lojëra – mund të skanoni fytyrën tuaj që mund të përdoret si një avatar – por në këtë moment nuk janë shpallur marrëveshje me firma të tjera.

 

Sony Xperia XZ1-foto-3D

 

Hardware është e ndarë gjerësisht: është i zakonshmi SoC Qualcomm Snadpragon 835 me 2700 mAh bateri. Memoria e brëndshme duhet të jetë e barabartë me 64GB në Xperia XZ1 dhe 32GB për Xperia XZ1 Compact me mundësi për skedën microSD. Vlerësohet gjithmonë certifikimi IP65 / IP68. Përsa i përket çmimeve nuk janë akoma zyrtare por mendohet se do kushtojnë rreth €500. Celularët duhet të dalin në treg nga fundi i muajit Shtator.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

 

Sony Xperia XZ1 Compact-foto

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.