Lajmet e fundit

Sony kampion i baterisë ! Ja testi i Strategy Analytics 👑👑

Kompania Strategy Analytics është një kompani që merret me studimin  e përformancës tek telefonat e ndryshëm. Por këtë rradhë me kërkesë të Sony ata kanë testuar baterinë e Sony Xperia XZ2 . Gjithashtu në këtë testim ata kanë vendosur dhe telefona të tjerë si :

  • LG G6
  • Oppo R11
  • Samsung Galaxy S9
  • iPhone X
  • Huawei P10
  • Xperia Z2 compact

sony

Rezultatet

 grafiku_bateri

 

Në vend të parë siç shikohet dhe nga grafiku është Sony Xperia XZ2 dhe Xperia XZ2 me përkatësisht 36 orë dhe 34 orë e 20 minuta kohëzgjatje. Ndërsa surprizues është rezultati i Galaxy S9, i cili rënditet i parafundit. 

Si funksionon?

Telefonat janë përdorur 16 orë në ditë. Këtu janë përfshirë  bisedat telefonike, mesazhet, lundrimi në internet,rrjetet sociale, fotografimi, lojërat dhe hapja e videove. Programet nuk janë mbyllur asnjëherë duke i lënë kështu në background. Përsa i përket opsioneve, përveç ndriçimit të ekranit të vendosur në levelin 150nit dhe zërit të vendosur në maksimum, të tjerat nuk janë ndryshuar.

Megjithatë është për tu marrë në konsideratë se disa nga telefonat e përdorur nuk janë më të mirët e kompanive përkatëse. Përshembull në vend të Galaxy S9+ është përdorur S9 me bateri më të vogël. 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.