snapdragon 845
Celulare Lajmet e fundit

SNAPDRAGON 845 (!!) dalin online detajet e para teknike.

SnapDragon 845 do te jete procesori i ri me te cilin Qualcomm kerkon ti pergjigjet Apple dhe Huawei, respektivisht per A11 Bionic dhe Kirin 970.

snapdragon 845

Sipas te informacioneve te fundit Qualcomm do te perqenderohet te aspektet me te mira te procesorit SD 835 i cili pati shume sukses ne boten e smartphone. Nderkohe qe kompanite e tjera qe krijojne procesore po perqendrohen tek berthamat 7nm, Qualcomm do perdori nje SoC 10nm edhe per procesorin e saj te fundit.

Ndryshimi kryesor me SD 835 do te kete te beje me teknologjine LPE. Persa i perket forces brute, SD 845 do te jete i tipit octa-core me 4 berthama Cortex-A75 dhe kater te tjera Cortex-A53. Duke qene se ne celularet e vitit 2018 mendohet se skeda grafike dhe rizolucioni i larte do te jene kerkuese, atehere Qualcomm do te integroje SD 845 me Adreno 630.

Aspekt interesant eshte edhe fakti qe Qualcomm po pergatit SD 845 per te suportuar fotokamera dual sensors prej 25 MP secili. Nderkohe persa i perket shpejtesise se shkarkimit Wi-Fi (download) shpresohet te arrihet niveli i 1.2 Gbps.

SnapDragon 845 do te debutoje ne fillim te vitit 2018 me Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, nderkohe qe do te ndiqet nga LG G7 dhe Xiaomi Mi 7.

snapdragon 845

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

One thought on “SNAPDRAGON 845 (!!) dalin online detajet e para teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.