Instagram
Lajmet e fundit

Snapchat godet dhe vjedh vecorinë më të famshme nga Instagram

Snapchat duket se do të rrëmbejë një vecori nga Instagram Stories  – disi ironike duke patur parasysh se Instagram i rrëmbeu vecorine Story nga Snapchat fillimisht . Sipas TechCrunch publikuesit origjinat të këtij lajmi aplikacionit thuhet se do ti shtohet aftësia për të etiketuar përdorues të tjerë Story. Kjo do të thotë se tani në postimin i cili zgjat 24 orë një përdorues i Instagram mund të përfshijë disa përdorues të tjerë në foton e tij. 

Snapchat

Kjo vecori u zbulua fillimisht nga Matt Rappaport dhe duket se do të funsikonojë në të njëjtën menyrë si në Instagram. Mjafton që të shkruash një emër përdoruesi në fushën e tekstit në imazhin tuaj ose në një titull video në Story përdoruesit do ti shfaqet një menu ku do të tregohen të gjithë përdoruesit me atë emër. Kështu që ju mund ti shtoni ato në Storyn tuaj duke bërë të mundur edhe përfshirjen e personave të tjerë në postimin tënd ne Instagram. Gjë që do të thotë që tani do të jetë e mundur reklamimi i shokëve tuaj në Storyn tuaj.

 Snapchat

Snapchat ka menduar në fakt të bëjë dicka ndryshe dhe jo ta kopjojë vecorinë ashtu sic është. Sipas raportimeve nuk do të ketë një vecori Autofill e cila do shfaqë listën e perdoruesve kur ju shkruani “@”. Kjo do të thotë se duhet që ta mbani mend username e personit te cilin doni te etiketoni. Gjithashtu ndryshe nga Instagram personi i etiketuar nuk do te njoftohet nga Snapchat se ai është permendur ne nje Story kështë që ju nuk do ta dini nëse jeni etiketuar në një Story deri sa të merrni një tufë me kërkesa të reja shoqërie.

 Snapchat konfirmoi per TechCrunch se ato janë akoma në faza testimi të kësaj vecorie dhe akoma nuk ka një lajmërim zyrtar se kur kjo vecori do të përfshihet në versionin e ardhshëm të përditësuar të aplikacionit.

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.