super smartphone google pixel xl 2
Lajmet e fundit

Super smartphone GOOGLE PIXEL XL 2 prezantohet me 4 tetor ?! • ose.al

Nga te gjithe super celularet e shumepritur te ketij viti, mungonin informacione vetem per njerin: Google Pixel XL 2.

Nderkohe ne Boston shfaqet nje reklame e montuar ne nje nga pallatet kryesore te qytetit. Ja se ç’thote kjo rreklame:

google pixel xl 2

Nga nje analize shume e thjeshte e reklames, shihet qarte shkrimi “Ask more of your phone“. Pra kerkoni me teper nga celulari juaj.

Me poshte duket dhe logoja “G” me ngjyra, pra logo klasike e Google. Data 4 Oct. qe nenkupton daten 4 Tetor. Nese 1+1 bejne dy, atehere te gjithe ne duhet te presim nje event madheshtor nga Google ne daten 4 Tetor. Dhe nese bejme disa perjashtime nga se çfare mund te prezantoje Google ne ate date, mbetet vetem nje mundesi.

Me siguri behet fjale per smartphonin e Google “dora vete”, Pixel XL 2.

Ka shume pak informacione per kete smartphone ne rrjet sepse Google po tregohet shume diskrete. Dime qe Google Pixel XL u prodhua nga HTC. Por lajmet e fundit flasin per nje marreveshje midis Google dhe LG qe ka te beje me prodhimin e Pixel XL 2.

Ne fakt kjo eshte ajo qe do te deshironim te gjithe, Google Pixel XL 2 i prodhuar nga LG, e njejta kompani qe nxorri Top Class-in V30.

Pak çaste me pare ne rrjetin YouTube qarkulloi dhe nje video promocionale mjaft e shkurter. Ne video shihet vetem pamja e pare e motorrit te kerkimit Google, ku shkruhen 7 pytetje kureshtare ne anglisht:

  • What’s wrong with my phone’s battery? (ç’fare nuk shkon me baterine e telefonit tim?)
  • Why is my phone always out of storage? (pse me mbaron gjithmone memoria e telefonit?)
  • Why does my phone take so many blurry photos? (pse telefoni im ben foto kaq te turbullta?)
  • Why doesn’t my phone understand me? (pse nuk me kupton telefoni?)
  • Why can’t my phone update itself? (pse telefoni im nuk perditesohet vete?)
  • Why is my smartphone so slow? (pse telefoni im eshte kaq i ngadalte?)
  • Why is my smartphone so hot? (pse telefoni im eshte kaq i nxehte?)

Video mbyllet me togfjaleshin “Funny you should ask”, pra “eshte e lezetshme qe po pyesni”. Video le te kuptoje qe pergjigjet do te vijne ne daten 4 Tetor.

Shini video promocionale te eventit te prezantimit te super smartphone Google Pixel XL 2:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=etmUU1bs41s” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

copyright©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.