skygofree
App Lajmet e fundit

KUJDES! SKYGOFREE virus “trojan” i rrezikshem edhe ne Shqiperi!

Quhet Skygofree dhe është një malware i fshehur në aplikacionet Android mjaft i rrezikshem! Se fundmi eshte zbuluar prezent ne Itali dhe mendojme se disa perdorues te ose.al kane shfaqur probleme te ngjashme.

Skygofree eshte nje malware trojan i cili mund te instalohet nga vete perdoruesi ekskluzivisht me ane te nje aplikacioni JO zyrtar te Android. Pra kur shkarkohen aplikacione nga kanale jo zyrtare. Aplikacioni me ane te te cilit shkarkohet mund te kete emra te ndryshem, por premton gjithnje se permireson ndjeshem navigimin ne internet. Aftesia e ketij trojani jane mbreselenese, pas instalimit ai mund te:

1. Regjistron pozicionin GPS ne te cilin ndodhet dispozitivi celular

2. Nis rregjistrimin ambiental audio ne menyre automatike

3. Kryen lidhje WiFi te fshehur dhe te kontrolluar nga hacker me te cilen regjistrohet kronologjia e browserit dhe passwordet online

4. Lexon bisedimet dhe chat e kryera me aplikacionet kryesore te mesazhistikes

5. Eshte ne gjendje te perdore fotokameren ne menyre te fshehte per te shkrepur fotografi

6. Rregjistron telefonata ne hyrje dhe ne dalje.

skygofree

Nuk dihet burimi dhe origjina e ketij malware te rrezikshem! Me siguri eshte me rrezik te larte per bizneset dhe politiken.

Mbroni veten nga malware si Skygofree duke kushtuar vëmendje për aplikacionet që dëshironi të instaloni (për shembull, duke kontrolluar të drejtat e hyrjes nga app për të parë nëse ata janë me të vërtetë në përputhje me qëllimin e saj) dhe instalimin e një aplikacioni anti-malware. Mos instaloni aplikacione qe premtojne rritje dhe permiresim te internetit nga kanale jo zyrtare!!

ose.al – shtepia e teknologjise

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.