Zack nga kanali YouTube “Jerryrigeverything” eshte kthyer me nje tjeter video te OnePlus 7 Pro, por kete here ne vend qe ta torturoje, ai vendosi te zbuloje diçka mjafte interesante. Duke mundesuar nje shikim ne anen e pasme tashme trasparente, Zack na tregon se si funksionon fotokamera OnePlus 7 Pro dhe motorri i saj.
Video Si funksionon fotokamera OP 7 Pro:
Rezultati eshte mjaft interesant dhe na mundeson te shohim realisht nese kjo teknologji eshte e besueshme apo jo. Shihet qarte qe fotokamera, e ndodhur ne pjesen e siperme te ceularit dhe pas ekranit, ngrihet ngadale nga nje motorr teper i vogel i ndodhur ne pjesen e poshtme te saj. Pyetja qe lind eshte: cila do te jete influenca qe funksionimi i ketij motorri sjell mbi konsumin e baterise? Kesaj pyetje do ti jepet pergjigje vetem ne muajt ne vazhdim, kur OnePlus 7 Pro te dorzohet bleresve te pare qe do ta recensojne. Le te presim.