android oreo-android nougat 7.0
Lajmet e fundit PC

Shperndarja Android: rritet perqindja e Pie (MAJ 2019)

Shperndarja Android Maj 2019

Rriten muaj pas muaji perqindjet e Android Pie 9.0. Ne raportin e leshuar dje mund te veshtrojme nje rritje graduale. Mendojme se dy muajt e ardhshem do jene te fundit per sistemet e tjera poshte Gingerbread dhe Jelly Bean 😅😅😅. Edhe shumica e aplikacioneve nuk punojne më me sistemet operative e vjetra. (Ka akoma celularë android me Gingerbread?)

Lexo edhe: iOS 10 rriten perqindjet e shperndarjes

Sa i përket Android Nougat (me 19,2%), nuk ruan më pozicionin e saj si sistemi operativ Android më i përdorur, por popullariteti i tij vazhdimisht po bie. Android Nougat vazhdon rritjen, dhe tashmë është në vëndin e parë me 28,2%. Marshmallow Android regjistroi 16.9% që është më e ulët se 21.7% e regjistruar në raportin e fundit.

Lollipop u rrëzua nga 19.1% në 14.5%, dhe KitKat u detyrua të mbyllte muajin me 6.9%, një rënie 2.4% nga 9.3% e saj e mëparshme. “Versionet e lashta” Android si Jelly Bean dhe Android Gingerbread shënuan përkatësisht 3.1% dhe 0.3%. Të dy ata përjetuan një rënie relative ndaj vlerave të muajve te fundit.

Është shumë e çuditshme që Gingerbread është ende në tabelë sepse ka plot 9 vjet.

Shfaqja e versioneve të reja të Android çon në një rënie graduale në pjesën e tregut të versioneve të vjetra. Te dhenat e meposhtme i referohen muajit Maj 2019. Perhapja e Android Pie 9.0 eshte akoma e vogel (rreth 10.4%).

shperndarja android maj 2019

Shperndarja Android: Ju cilin version keni tek celulari juaj Android?

©ose.al • Shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.