android oreo-android nougat 7.0
Lajmet e fundit PC

Android: rritet Oreo por mbizoteron Android Nougat (Shkurt 2018)

Shperndarja Android Shkurt 2018 – Mbizoteron Android Nougat

Rriten muaj pas muaji perqindjet e Android Nougat 7.0. Ne raportin e leshuar mund te veshtrojme nje rritje graduale. Mendojme se dy muajt e ardhshem do jene te fundit per sistemet e tjera poshte Jelly Bean 😅😅😅. Edhe shumica e aplikacioneve nuk punojne më me sistemet operative e vjetra. (Ka akoma celularë android me Gingerbread?)

Lexo edhe: iOS 10 rriten perqindjet e shperndarjes

Sa i përket Android Marshmallow, ajo tashmë ka humbur pozicionin e saj si sistemi operativ Android më i përdorur, dhe popullariteti i tij vazhdimisht po bie. Marshmallow Android regjistroi 28.1% që është më e ulët se 28.6% e regjistruar në janar 2018.

Lollipop u rrëzua nga 25.1% në 24.6%, dhe KitKat po zvogëlohet akoma më tej në 12%, një rënie 0.8% nga 12.8% e saj e mëparshme. “Versionet e lashta” Android si Jelly Bean dhe Android Gingerbread shënuan përkatësisht 5% dhe 0.3%. Të dy ata përjetuan një rënie relative ndaj vlerave të janarit 2018.

Është shumë e çuditshme që Gingerbread është ende në tabelë sepse ka plot shtatë vjeT.

Shfaqja e versioneve të reja të Android çon në një rënie graduale në pjesën e tregut të versioneve të vjetra. Te dhenat e meposhtme i referohen muajit Shkurt 2018. Perhapja e Android Oreo 8.0 eshte akoma shume e vogel (rreth 1.1%).

android nougat

 Shperndarja Android: Ju cilin version keni tek celulari juaj Android? Keni Android Nougat apo ndonjë version tjetër?

©ose.al • Shtepia e teknologjise

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.