Shfaqet Surface Laptop skeda teknike recensioni kater
Lajmet e fundit Laptop PC PC PC Windows

Shfaqet SURFACE Laptop: kompjuteri personal i shumepritur nga Microsoft

Shfaqet Surface laptop, prezantimi :

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=74kPEJWpCD4″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Gjate eventit #MicrosoftEDU qe po zhvillohet keto dite ne New York, Microsoft ka prezantuar laptopin e saj te ri. Ai quhet thjeshte Surface Laptop. Kemi te bejme me nje kompjuter “notebook” premium te realizuar totalisht me materiale alumini. Kualiteti i materialeve dhe bashkimi i pjeseve te ndryshme eshte tashme nje nga specialitetet e markes Surface.

Shfaqet Surface Laptop skeda teknike recensioni dy

Dispozitivi ka nje ekran “touch screen”. Mund te perdoret dhe me Surface Pen. Ekrani eshte i teknologjise PixelSense me permasa prej 13,5” dhe raport forme prej 3:2. Pra kemi te bejme me te njejtin ekran te Surface Book. Procesori eshte nje Intel Core i7 (gjenerata e shtate “Kaby Lake”). Ndersa per sa i perket memories, kemi te bejme me nje SSD PCI-Express prej 512 GB. Bateria eshte e fuqishme, dhe autonomia qe Microsoft deklaron eshte rreth 14 ore. Ne te vertete keto jane vetem informacione nga burimet brenda Microsoft, sepse nuk ka akoma te dhena zyrtare per sa i perket baterise.

Surface Laptop eshte nje dispozitiv shume shume i holle. Vetem 9,9 mm i holle ne pjesen e perparme dhe vetem 14,47 mm i holle ne pjesen e pasme. Gjithashtu ka ekranin LCD me te holle ne historine e laptopeve. Peshon vetem 1,252 grame, dhe ka nje tastiere te bute alcantara.

Si gjithnje, ekipi i Surface ka krijuar disa funksione hardware me te vertete interesante dhe inovative per kete laptop. Si fillim, duhet te permendim shperberjen e nxehtesise. Ky funksion arrihet me ante te disa “nanotuba” te vendosur ne pjesen e poshte te kasave te kompjuterit. Fakt ky qe lejon laptopin te kete nje hollesi prej vetem 10 mm. Nje tjeter fakt intersant ka te beje me mungesen e rrjetes “grill” ne te cilin do te ndodhej altoparlanti. Pra boxet jane te integruar nen tastiere. Audio perhapet ne ambjent nepermjet tasteve! Laptopi perbehet nga nje porte USB Type-A 3.0, nje slot SD, nje mini-Display Port, dhe nje nderlidhez per karikimin. Per fat te keq nuk ka nje porte USB Type-C, por te pakten kemi jack audio prej 3.5”.

Surface Laptop do te jete disponibel ne kater ngjyra: Platin, Burgundy, Cobalt Blue, Graphite Gold. Do te kete te instaluar sistemin operativ Windows 10 S, te sapo zbuluar nga Microsoft. Gjithashtu do te kete mundesine e azhornimit ne sistemin operativ Windows 10 Pro. Blerjet online me ane te prenotimeve kane nisur ne Shtetet e Bashkuara, dhe dorezimi do te kryhet nga data 15 qershor. Per informacion me te kompletuar, me posht po sjellim versionet baze dhe cmimet kryesore ne tregun e Shteteve te Bashkuara:

  • 999 $ per Core i5 / 128 GB SSD / 4 GB RAM / ngjyre platinum
  • 1.299 $ per Core i5 / 256 GB SSD / 8 GB RAM / te gjitha ngjyrat
  • 1.599 $ per Core i7 / 256 GB SSD / 8 GB RAM / ngjyre platinum
  • 2.199 $ per Core i7 / 512 GB SSD / 16 GB RAM / ngjyre platinum

Akoma nuk dihet data e hyrjes ne tregjet europiane, dhe ne Shqiperi, por nuk mendohet te jete shume larg qershorit te ketij viti. Perflitet dy ose tre muaj pas daljes ne Shtetet e Bashkuara.

Skeda Teknike:

  • Display PixelSense prej 13.5”
  • Rizolucion 2256 x 1504 pixel
  • Densitet 201 pixel x inch
  • Raporti ekranit me forme 3:2
  • Multi-touch 10 pike
  • Surface Pen
  • Mbrojtja ekranit: Corning Gorilla Glass 3
  • RAM: 4/8/16 GB
  • CPU: Intel Core i5 ose i7 “Kaby Lake” i gjenerates se shtate
  • GPU e integruar: Intel HD 620 (Core i5) ose Iris Plus 640 (Core i7)
  • SSD: 128/256/512 GB
  • WiFi ac, Bluetooth 4.0
  • Autonomia e baterise 14.5 h
  • Fotokamera kryesore HD 720p
  • Altoparlantet Omnisonic Dolby Audio Premium
  • Permasat: 308,1 mm x 223,27 mm x 14,48 mm
  • Pesha: 1.252 gram
  • Sistemi Operativ: Windows 10 S

Prodhimi i Surface Laptop:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=8HCVUCqZoHI” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.