sharp X1-detaje-karakteristika-celular
Celulare Lajmet e fundit

Sharp X1 do jetë me programin Android One

Android One do të arrij në Europë nga fundi i korrikut. Ai do të pasurohet me një smartphone shumë interesant, për momentin i dedikuar vetëmpër tregun japonez, i bërë nga Sharp. Pajisja do quhet Sharp X1, dhe karakterizohet nga një hardware të liveli të mirë edhe pse do luftojë për një pjesë të tregut me shifra të ulët.

Do kemi të bëjmë me një smartphone të pajisur me një ekran prej 5.3″ Full HD, SOC Qualcomm Snapdragon 435, i shoqëruar me 3GB RAM. Përsa i përket memories kemi 32GB memorie të brendshme por që mund të zmadhohet me karta SD. Interesante është prania e një sensori për gjurmë gishtash si dhe rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit. Bateria është prej 3900 mAh dhe USB është i tipit C. Së fundi, fotografia është besuar një njësie kryesore prej 16 MP ndërsa për selfie kemi një kamera prej 8 MP.

sharp x1-detaje-androidO

Sistemi operativ, natyrisht, i është besuar Android 7.1 Nougat, si të gjitha pajisjet Android One. Sipas provave Sharp X1 mund të durojë deri në 4 ditë përdorimi të moderuar. Kjo falë kombinimit të SOC-ut dhe baterisë së shkëlqyer. Celulari pritet të dali për tregun japonez dhe nuk ka detaje në lidhje me marketingun në tregjet e tjera. Kjo sigurisht nuk është një risi, pasi ky fat preku edhe të gjitha produktet e fundit të Sharp-it.

Foto të Sharp X1

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.