Me përhapjen e internetit edhe në moshat e vogla, rritet shumë rreziku që fëmijët të gabojnë dhe të marrin materiale (foto, video etj.) për të rritur. Shumë prindër na kanë kontaktuar për të kuptuar nëse ka ndonjë mënyrë për të lexuar mesazhet e fëmijëve të tyre. WhatsApp-i është aplikacioni numër 1 në Botë për mesazhe dhe është shkarkuar më shumë se 1 miliard herë.
Nëpërmjet kësaj serie artikujsh do kërkojmë të përshkruajmë teknikat më të zakonshme të përdorura për të spiunuar bisedat në WhatsApp (iPhone dhe Android).
Nga ana tjetër duhet të dini të gjitha mënyrat për të shmangur që bisedat tuaja mos të lexohen. Për fat të mirë, sistemi i mesazheve i krijuar nga Jan Koum dhe Brian Acton nuk është më aq i dobët si më parë. Sistemet e saj të mbrojtjes janë forcuar shumë në muajt e fundit! Ka gjithsesi ende taktika të shumta që një person mund të vëj në praktikë për të lexuar bisedat tona. Në artikullin e sotëm do flasim për mënyrën më të thjeshtë për të lexuar mesazhet e dikujt tjetër.
Shënim: Ju kujtojmë se nuk është e lejuar të lexohen bisedat e një numri tjetër WhatsApp (shkelet privatësia). Përdorni këto truke për të mbrojtur fëmijët ose vetëm për të bllokuar privatësinë tuaj.
WhatsApp Web
Besojeni apo jo por WhatsApp Web, shërbimi zyrtar për shikimin e WhatsApp nga PC, është mënyra më e thjeshtë për të lexuar mesazhet e dikujt tjetër. Është faji i funksionit “qëndroni të lidhur”, në browserin tuaj i cili ruan identitetin tuaj dhe hyni në bisedat tuaja pa kërkuar një ri-scanim të kodit QR.
Me pak fjalë, në qoftë se një person arrin të marrë për pak sekonda smartphonin tuaj (vetëm një justifikim, të tilla si nevoja për të bërë një telefonatë urgjente) mund të aktivizoj versionin Web tek celulari i tij, tableti ose PC. Versioni Web punon edhe kur celulari dhe “spiuni” nuk janë në të njëjtin rrjet. I vetmi kriter është që celulari të jetë i lidhur në Internet.
Si të shikojmë mesazhet e dikujt tjetër


E para gjë që duhet të bëhet është të shkojmë tek adresa https://web.whatsapp.com. Adresa mund të hapet si nga browser në PC (Google Chrome, Firefox, IE, etj) por edhe nga celularë, tablet etl. Në këtë rast duhet të keni parasysh që të kërkoni “adresën e desktop-it“. Kur klikojmë tek faqja e internetit do shikojmë një kod QR që duhet ta marrim me telekamerën e celularit që duam të vëzhgojmë. Tani duhet të marrim celularin që duam të vëzhgojmë dhe të hapim WhatsApp-in. Në menunë sipër djathtas duhet të klikojmë tek WhatsApp Web.
Pasi të hapet telekamera duhet të marrim imazhin e kodit QR. Pas vetëm dy sekondash do realizohet lidhja midis celularit dhe PC-së tuaj.
Në këtë mënyrë ju mund të lexoni të gjitha mesazhet që dërgohen dhe merren nga celulari tjetër. Më poshtë sekuenca e plotë e pasazheve që duhet të bëni për të realizuar lidhjen.
Që tani e tutje mund të dilni nga Whatsapp-i dhe do jeni gjithmonë të lidhur me account-in që sapo u lidhët.
Si të shikojmë nese dikush po na spiunon në Whatsapp
Edhe tani rruga që duhet të ndjekim është e njëjta. Hapim aplikacionin tek celulari. Tek menuja (sipër djathtas) shkojmë tek WhatsApp Web. Nëse nuk është duke na spiunur njeri do na hapet kamera. Nëse dikush po na vështron do na hapet faqja me detajet e lidhjes. Në këtë faqe tregohet koha që kur na vështrojnë me sistemin operativ të kompjuterit. Në të njëjtën faqe kemi dhe mundësinë për tu shkëputur.
Pasi klikojmë tek butoni i shkëputjes, na bëhet pyetja nëse vërtetë duam të shkëputemi. Pasi ta pranojmë atëherë do jemi të sigurtë që kushdo që na vështronte përpara nuk do ketë më mundësinë që të spiunoj mesazhet. Nga ky moment e tutje kini kujdes kujt i leni në dorë celularin. Më poshtë sekuenca e plotë e pasazheve që duhet të ndiqni.
Shtëpia e teknologjisë është kundër spiunimit të personave dhe këshillon të gjithë që të jenë të kujdesshëm me celularët e tyre.
Jeni 1sha
Po po😂😂
ma tregoni pak mu plzz se sme hapet ma tregoni me fjal
Është shumë e gjatë 😉, s’kemi ç’ti bëjmë!
A me trego
dhe mua te lutem se spo e kuptoj
Duhet te hap adresen ne kompjuterin tuaj dhe pastaj te lexoni kodin QR.
Po kjo eshte shume e thjeshte per t a pare nese dikush eshte lidhur apo jo..puna eshte nese ka ndo1 menyre per t a fshehur statusin aktiv😜
Po ajo qe ne japim si zgjdhje eshte dicka E LIGJSHME, nuk mund te themi se si te hack nje account WhatsApp. Eshte gjithsesi nje menyre e mire per te mbajtur nen kontroll femijet ose ndonje person tjeter qe eshte ne hapat e para te teknologjise. Pastaj te mjaftojne pak minuta dhe i ben screenshoot te gjitha mesazheve qe te nevojiten…
T kuptoj …po na ndihmove me ndonje menyre flm 😜