QLED 8K Samsung televizor foto
Celulare Lajmet e fundit

Lajm fantastik nga Samsung Shqiperi

Lajm fantastik nga Samsung Shqiperi: Samsung dhuron kënaqësi dhe shpërblen besnikërinë e klientëve të saj me një garanci pesëvjeçare për të gjithë modelet e televizorëve UHD dhe QLED.

Fushata promovuese deri në fund të këtij viti, përfshin të gjithë modelet e televizorëve UHD dhe QLED të prodhuara në vitin 2018 (seria N).

Falë cilësisë së tij të jashtëzakonshme të imazhit, kontrastit të shkëlqyer dhe aftësive të platformës së avancuar të SMART TV, të cilat janë vlerësuar me çmime të shumta nga media dhe audienca profesionale, Samsung ndjehet krenar që është prodhuesi kryesor i televizorëve për më shumë se 13 vjet.

Lajm fantastik nga Samsung Shqiperi: Për ta bërë më të lehtë dhe të këndshme jetën e konsumatorëve, për të ofruar kënaqësi si dhe për të vlerësuar besnikërinë e tyre, Samsung ka zgjeruar garancinë e saj për të gjitha modelet e televizorëve UHD dhe QLED të prodhuara në 2018 (seria N) duke ju dhënë një garanci pesëvjeçare.

Përveç kësaj, ekziston edhe garancia 10-vjeçare për të gjithë televizorët QLED, e cila përfitohet në rastin e efektit të djegies së figurës.

Garancia e zgjeruar do të përfitohet nga konsumatorët për blerjen e të gjithë televizorëve Samsung UHD dhe QLED (seria N) deri më 31 dhjetor 2018. Në mënyrë që të përfitojnë, konsumatorët duhet të regjistrojnë pajisjen e tyre duke vizituar faqen e internetit: www.samsung5vitegaranci.al .

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.