galaxy s9
Lajmet e fundit

Samsung prezanton modelet e reja Galaxy S9 dhe S9+ne Shqiperi

Samsung zyrtarisht lancoi modelin e ri te telefonave Galaxy S9 disa dite me pare ne eventin me te madh qe i dedikohet telefonise celulare ne Barcelone. Gjate WMC (World Mobile Congress) prodhuesi korean konfirmoi leaks te cilet ne i kemi percjelluar tek ju me heret rreth Samsung Galaxy S9 dhe S9+. Këto janë propozimet e reja të Samsung-ut që paraqesin disa zgjidhje teknike të prezantuara në high-end te kompanise.

Ai fillon nga ekrani i madh Infiniti dhe gjithashtu Edge në formatin 18.5:9, dhe mbështet realitetin virtual Gear VR.

Ndryshe nga S8 tani lexuesi i shenjes se gishtave ndodhet ne pozicion me ergonomik sesa S8 dhe mund te arrihet me lehte. Duket se kete vit Samsung eshte me te vertete i perqendruar tek kamera. Ne fillim te vitit Galaxy A8 prezantoi risine e me dy kamera te perparme ndersa me S9 dhe S9+ Samsung shkoi akoma me tej duke krijuar nje kamer te re per Galaxy S9 dhe S9+ ose sic ato parapelqejn ta quajne “Reimaginedte ri-imagjinuar pra e gjitha e re.

galaxy s9


Tiranë, 9 Mars 2018 – Samsung Electronics prezantoi dje në Shqipëri smartfonet e rinj Galaxy S9 dhe S9+. Modeli i ri i serisë së smartfonëve Samsung Galaxy S karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera komplet te reja, ekran pa korniza dhe i harkuar dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një telefon praktik dhe elegant ne jetën e përditshme të përdoruesve dhe më të thjeshtë dhe më të lehtë.

SAMSUNG PREZANTOI ZYRTARISHT KETE MODEL NE SHQIPERI NE NJE EVENT KU U ORGANIZUA PER MEDIAT KU SI GJITHMONE SHTEPIA E TEKNOLOGJISE ISHTE PREZENTE

galaxy s9

Ne eventin e lartepermendur i cili i ishte dedikuar plotesisht Galaxy S9 dhe S9+ u fol shume per vecorite e telefonit, per cmimin dhe sigurisht daten e lancimit te tij por me kryesorja ishte kamera. Duket se kamera do jete nje faktor kyç ne shitjen e ketij super smartphone duke qene se kjo eshte ajo cfare e ben ate me te vecante.

Ne fotot e treguara me poshte jane disa foto ku tregohen vecorite e kamerave te Galaxy S9 dhe S9+ . Ne do te permendim disa nga ato shkurtimisht dhe per me shume detaje ju ftojme te prisni per review-ne e plote e cila do te publikohet shume shpejt.

Le te fillojme me kameren e perparme. Ajo ka nje rezolucion 8 MP dhe ka nje aperture 1.7 qe do te thote qe eshte e optimizuar per vendet me ndricim te ulet. Efekti bokeh sic jemi mesuar ta shohim ne shume celulare kete here nuk behet nepermjet nje kamere te dyte por me ane software-ike. Pervec Iris Scan dhe Skanimit te fytyres Samsung ka beret e mundur qe te kthesh veten tende ne nje emoji. Po eshte e vertete tani nuk me pse te kerkosh per emoji kur mund te jesh vet nje i tille dhe ne kohe reale. Mjafton nje prekje ne opsionin qe e mundeson kete vecori dhe gjithcka ka perfunduar. Te ashtuquajturat AR Emoji levizin sipas shprehjeve te fytyres tuaj dhe mund te modifikohen sipas humorit tuaj dhe gjithashtu te dergohen si GIF ne te gjithe aplikacionet qe ne perdorim sot per te komunikuar. Keto ishin dy nga vecorite e kameres perpara qe e bejne kete smartphone unik ne llojin e tij.

gaalxy s9

Nese do te kalojme tek kamera e mbrapme e telefonit aty do te shohim se ndodh magjia vete. Kamera punon ne menyre ekzakte ashtu sic punon syri i njeriut. Eshte kamera e pare ne nje celular me hapje te dyfishte. Kjo do te thote qe ne nje foto mund te futesh drite ne baze te nivelit te ndricimit qe ndodhet ambienti ku do te shkrepesh foton. Pervec kesaj Slow-Motion sic jemi mesuar ta shohim tek celularet e tjere ka kaluar ne nje nivel tjeter ne ate Super Slow Motion. Galaxy S9 dhe S9+ jane te afte te rregjistrojne deri ne 960fps (frame per second) qe do te thote afersisht 1000 foto te shkrepura ne nje second. Kjo eshte spektakolare. Nje levizje super e shpejte kthehet nje nje moment shume te ngadalte dhe me shume detaje.

Galaxy S9+ eshte e pajisur me dy kamera te mbrapme ashtu si ne Note 8 por te pozicionuar ndryshe.

Per me shume detaje ju ftojme te prisni per artikullin errdhes deiduar komplet S9 dhe provave qe do bejme ne te ardhmen e aferme.

Si mendoni a do te ket seria e re e Galaxy nje impakt dhe blerje rekord? Ju ftojme te komentoni me poshte . 

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.