Samsung Galaxy s9-fotorender
Lajmet e fundit

Samsung prezanton modelin e ri Galaxy A8 ne Shqiperi

Samsung zyrtarisht lancoi modelin e ri te telefonva Galaxy A8 2018 disa dite me pare. Samsung Galaxy A8+ (2018) dhe A8 (2018) u njoftuan zyrtarisht nga prodhuesi korean. Këto janë propozimet e reja  të Samsung-ut që paraqesin disa zgjidhje teknike të prezantuara në high-end te kompanise. Ai fillon nga ekrani i madh Infiniti në formatin 18:5:9, dhe mbështet realitetin virtual Gear VR (janë eksponentët e parë të linjës A kompatibel).

Komunikimi ZYRTAR nga New Media Communications

Prezantohet në Shqipëri smartfoni i ri Samsung Galaxy A8(2018)
Modeli i ri i smartfonit Galaxy A8 është i karakterizuar me kamera të përparme të dyfishtë, me ekran Infiniti dhe karakteristika të tjera shtesë që e bëjnë një smartfon praktik, elegant dhe të përshtatshëm për thjeshtuar jetën e përditshme të përdoruesve.
 
Tiranë, 17 Janar 2018 – Samsung Electronics prezantoi dje në Shqipëri smartfonin e ri Galaxy A8(2018). Modeli i ri i serisë së smartfonëve Samsung Galaxy A karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përparme e dyfishtë, ekran pa korniza dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një telefon praktik dhe elegant dhe jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.
 
 
Prezantimi u bë ambjentet e Restorant Salt në një atmosferë shumë të këndshme dhe argëtuese Gjatë prezantimit të smartfonit të ri, Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën, iu drejtua gazetarëve të pranishëm dhe theksoi – “Për ne është shumë e rendësishme njohja dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve, prandaj çdo vit vijmë me modele të përmirësuara bazuar në këto preferenca. Jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelin e ri të serisë së smartfonëve Galaxy A8 për vitin 2018, i cili kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.”
 
Ju mund të bëni selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni. Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kaloni nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregulloni lehtësisht efektin ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.
 
 
Ditën ose natën, kamera e avancuar sigurohet që ju të kapni imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët. Pajisjet e reja gjithashtu ju lejojnë të personalizoni fotot tuaja me mundësi argëtimi, duke shtuar stickers në selfiet tuaja ose duke theksuar një ekstravagancë gatimi me ‘Food Mode’.
 
Videot që lëvizin figurën do të jenë një gjë e së kaluarës me teknologjinë e stabilizimit të imazhit dixhital të videove (VDis). Me veçorinë shtesë ‘Hyperlapse’, tani mund të krijoni video time-lapse, që ju lejon të regjistroni, tregoni dhe ndani video edhe më të gjata.
 
Kur shikoni filma ose luani lojëra, pajisja më e fundit e Galaxy A vendos një standard të ri për të patur një eksperiencë të pandërprerë dhe të mrekullueshme të shikimit. Ekrani Infinity shkon përtej limiteve me një ekran të madh 18.5:91, kështu që ju mund të shihni të gjithë skenën në ekranin tuaj për përvojën më të mirë kinematografike. Ekrani i madh është mbështetur në xhama të lakuar ergonomikë në anën e pasme dhe të përparme. Xhami dhe korniza metalike e lëmuar, kthesat e lëmuara e bëjnë më të lehtë shikimin ose bashkëveprimin me përmbajtjen në telefonin tuaj.
 
 
Përveç kësaj, seria e re e pajisjeve Galaxy A ka rezistencë IP68 kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit. Jeta e zgjatur e baterisë i lejon përdoruesit të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe me opsionin për karikim më të shpejtë, bateria mund të karikohet më shpejt se kurrë më parë. Seria e pajisjeve Galaxy A është e pajisur gjithashtu me një portë të dyfishtë USB-je Type-C për lidhje më të lehtë. Opsioni “Always On Display” i lejon përdoruesit të kontrollojnë më lehtësisht njoftimet e rëndësishme pa “e zgjuar” pajisjen nga opsioni “sleep mode”, e cila kursen kohë dhe bateri.
 
Kjo pajisje do t’ju mbajë vazhdimisht të informuar me Always On Display, që do të thotë se ju mund të merrni informacione në moment pa e zhbllokuar telefonin tuaj. Me Samsung Pay, nuk ka nevojë të merrni portofolin tuaj me vete sa herë që të dilni. Duke suportuar MST (Magnetic Secure Transmission) dhe NFC (Near Field Communication), Galaxy A8(2018) mund të përdoret pothuajse në çdo vend ku mund të bëhen blerje me kartë. Çdo transaksion nëpërmjet Samsung Pay është i sigurtë dhe shumë i thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është një hapje e telefonit dhe një skanim i gjurmës së gishtit.
 
 
Duke ofruar rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit, Galaxy A8(2018) mund të përballojë elementë të tillë si djersa, shiu, rëra dhe pluhuri, duke e bërë atë të përshtatshëm për pothuajse çdo aktivitet ose situatë. Galaxy A8(2018) përdor kartat microSD në mënyrë që të zgjeroni kapacitetin e ruajtjes deri në 256GB dhe është e para pajisje në serinë A që përdor Gear VR të Samsung.
 
Smartfoni i ri Galaxy A8(2018) vjen në tregun shqiptar me tre ngjyra i zi, gri orkide, dhe gold për t’ju përshtatur stilit personal të klientëve. Galaxy A8(2018) do të jetë i disponueshëm në treg pranë partnerëve të Samsung, Albatrade, Aza Electronics, Globe dhe Neptun, duke filluar nga data 19 Janar 2018 dhe çmimi i rekomanduar për shitjen e tij është 66,990 Lekë.
 
Specifikimet e Samsung Galaxy A8(2018):
  Galaxy A8(2018)
Ekrani 5.6-inç FHD + Super AMOLED,1080×2220
*Ekrani i matur diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa llogaritur qoshet e rrumbullakëta
Kamera Përparme: Kamera e dyfishtë 16MP FF (F1.9) + 8MP (F1.9), Pasme: 16MP PDAF (F1.7)
Përmasat 149.2 x 70.6 x 8.4 mm, 172g
AP Octa Core (2.2GHz Dual + 1.6GHz Hexa)
Memoria 4GB RAM, 32/64GB
Bateria 3,000mAh
Karikim i shpejtë / USB Tipi C
OS Android 7.1.1
Rrjeti LTE Cat. 11
Pagesat NFC, MST
Lidhja Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac (2.4/5GHz), VHT80, 256QAM, Bluetooth® v 5.0 (LE up to 2Mbps), ANT+, USB Type-C, NFC, Vendodhja (GPS, Glonass, BeiDou*)* BeiDou mbulimi mund të jetë i limituar.
Sensorë Akselerometër, Barometër, Sensorë për gjurmët e gishtave, Sensorë Gyro, Sensorë Geomagnetik, Sensorë Hall, Sensorë Proximity, Sensorë RGB
Audio MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA
Video MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM
 
Për më tepër foto klikoni këtu
 
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd 
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

 

Dje Samsung prezantoi zyrtarisht kete model ne Shqiperi ne nje event ku u organizua per mediat ku si gjithmone Shtepia e Teknologjise ishte prezente.

Ne eventin e lartepermendur i cili i ishte dedikuar plotesisht Galaxy A8 2018 u fol shume per vecorite e telefonit, per cmimin dhe sigurisht daten e lancimit te tij. 

Gjenerata e re e Galaxy A8 2018 duket se po trashegon një tipar nga linja tjeter e telefonave te Samsung Galaxy S. Ai eshte i pajisur me Infinity Display te harkuar, e cila edhe pse nuk eshte Display Edge e bën telefonin te duket ekstremisht bukur dhe rehatshem ne dore. Vlen per tu permendur edhe fakti se Samsung ka zhvendosur sensorin e gishtave poshte kameres dhe e ben ate me te aksesueshem.

samsung galaxy a8

 Ajo qe Galaxy A8 2018 ka ndryshe nga serite tjera te Samsung eshte kamera e perparme dual. Ashtu si ne Note 8 ku Samsung vendosi dy kamera per te realizuar efektin background blurr ne A8 2018 kjo vecori i ka kaluar kameres se perparme. Kamera eshte me te vertete fantastike ne cdo aspekt te saj. 

Gjithashtu Samsung ka vendosur ta coje nje hap me teje ate qe quhet Fast Charging. Ne kete model sipas statistikave dhe provave te ndryshme te bera ne telefon bateria 3000mAh mund te karikohet 40 – 45% ne vetem 10 minuta. Kjo eshte me te vertete nje vecori vrasese kundrejt cdo telefoni tjeter dhe me siguri do te na shpetoje dite te tera.

Galaxy A8 2018

Per me shume informacion rreth karakteristikave ju ftojme te lexoni artikullin tjeter duke klikuar  këtu

Samsung Galaxy A8 (2018) dhe Samsung Galaxy A8+ (2018) do të jenë në dispozicion në katër ngjyra – të zeza, gri, ari dhe lejla – nga data 19 Janar.  Duhet permendur fakti se ne tregun Europian do te shitet vetem modeli Galaxy A8 2018. Sic u konfimua dhe dje nga Samsung në Shqipëri do të arrijë vetëm Samsung A8 (2018) me datë 19 Janar me një cmim afersisht 500 Euro dhe do te jete i disponueshem per tu blere ne cdo pike te autorizuar Samsung per shitjen e telefonave.

Po ju si mendoni a do te thyej ky telefon me keto parametra dhe kete cmim ndonje rekord shitjeje ? Ju ftojme te komentoni me poshte.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.