Celulare Lajmet e fundit

Samsung prezanton Galaxy A – smartfonet e gjenerates se re !

Milano, Itali Samsung prezanton Galaxy A zyrtarisht ne daten 10 prill familjen me paraqitjen e tre smartfoneve te rinj – A20e, A40 & A80 – te cilat i bashkohen A10, A50 dhe A70, tashme te njohur per publikun. Seria e re Galaxy A sjell risite me emocionuese ne industri per nje brez te ri klientesh, duke ofruar karakteristika dhe eksperienca te nje niveli te larte ne nje çmim me te vertete te arritshem.

“Galaxy A ofron teknologjine me te larte, inovacione dhe veçori te perparuara, duke i mundesuar gjenerates se sotme te beje ate qe te tjeret nuk mund ta bejne”, tha Hadrian Baumann, Zv/President dhe Drejtor i Shitjeve ne Biznesin e Komunikimeve Mobile ne Samsung Electronics Europe. “Ky segment po ripercaktohet nga nje brez i ri qe kerkon te marre me te miren nga ajo qe u nevojitet. Ne Samsung ne jemi te entuziazmuar qe jemi ne gjendje t’ju pergjigjemi, duke u dhene njerezve nje zgjedhje mes pajisjeve qe ofrojne ekranin me te mire, aparatin me te mire dhe baterine me te mire per xhepin e tyre”.

Duke filluar me nje sere pajisjesh, familja Galaxy A u mundeson klienteve te zgjedhin nje telefon qe i pershtatet me se miri stilit te tyre te jeteses dhe buxhetit. Nese doni te shihni ekranin me te madh dhe me te ndritshem per çdo permbajtje, nje kamera me tre lente me kend te gjere per te transmetuar çdo moment te jetes suaj ose nje bateri inteligjente mjaft te fuqishme per gjithe diten dhe naten, Galaxy A i ka te gjitha.

Samsung prezanton Galaxy A: Dizenjuar per Europen

Galaxy A u zhvillua si pergjigje e drejtperdrejte ndaj rritjes se vazhdueshme te segmentit te klienteve qe kerkojne cilesi dhe inovacion. Ne menyre qe t’i sherbeje me mire klienteve evropiane, Samsung po paraqet dy pajisje te reja te zhvilluara posaçerisht per kete rajon – A20e dhe A40. Te dyja keto pajisje mburren me inovacionin qe vjen si standard ne serine Galaxy A, ndersa madhesia e ekranit te tyre reflekton prirjen e forte te konsumatorit ne Evrope per nje pajisje sa me kompakte.

Samsung prezanton Galaxy A: Seria Galaxy A20e

Galaxy A20e permban nje ekran 5.8 ” Infinity-U, qe siguron nje performance qe zgjat, te dizenjuar per te permbushur kerkesat tuaja te perditshme. E pajisur me nje bateri te fuqishme 3,000mAh, A20e ju lejon te shikoni filmat tuaj te preferuar, te luani lojera ose te kryeni njeheresh shume pune, te bindur se bateria juaj nuk do t’ju lere ne balte, ndersa teknologjia e saj e ngarkimit te shpejte 15W qe pas nje karikimi te shkurter te mund te vazhdoni perseri.

Samsung prezanton Galaxy A: seria Galaxy A40

Galaxy A40 eshte per ata qe duan nje forme kompakte, pa bere kompromis ne pervojen e shikimit apo performancen. Ekrani cep-me-cep 5.9 ” Infinity-U shfaq  nje pervoje te panderprere vizuale qe rri me se miri ne doren tuaj. Nese shikon TV apo luan lojra, Full HD +, ekrani Super AMOLED paraqet qartesi dhe cilesi te shkelqyera. A40 eshte e pajisur me teknologji te zgjuar te kameres, kameren e dyfishte qe mundeson shkrepje me kend te gjere deri ne 123 ° dhe nje Optimizues Skene IA qe nxjerr me te miren ne çdo foto. Ajo gjithashtu permban nje kamera te fuqishme 25MP qe eshte ne gjendje te zgjedhe fotot e nen apo mbi-ekspozuara ndaj drites, keshtu qe gjithmone te dukeni sa me mire.

Samsung prezanton Galaxy A: Seria Galaxy A80

Projektuar duke pasur ne mendje te apasionuarit pas digjitales dhe i krijuar me kameren e pare rrotulluese te Samsung, Galaxy A80 i lejon njerezit te fiksojne ne aparat boten rreth tyre. Kamera automatike me rrotullim automatik jo vetem qe jep te njejten pervoje te jashtezakonshme per kameren e pasme dhe te perparme, por gjithashtu mundeson nje ekran te plote. Ekarani i ri AMOLED 6.7 “FHD + Infinity ju sjell nje permbajtje te pasur ne detaje dhe se bashku me tingullin e Dolby Atmos, ju mundeson nje eksperience te plote. Galaxy A80 gjithashtu permban nje baterine inteligjente 3.700 mAh, e cila meson rutinen tuaj dhe perdorimin e aplikacioneve per te optimizuar konsumin e energjise se telefonit tuaj dhe zoteron aftesine per karikim 25W Super-te Shpejte, qe do te thote se do te shpenzoni me pak kohe i lidhur me nje karikues.

Ja si eshte fotokamera e Galaxy A80! – Kliko Ketu

samsung prezanton galaxy a zyrtarisht

samsung prezanton galaxy a zyrtarisht

Per me shume informacion mbi Serine Galaxy A, vizitoni www.samsungmobilepress.com, www.news.samsung.com/galaxy or www.samsung.com/galaxy

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.