QLED 8K Samsung televizor foto
Lajmet e fundit TV

Televizor QLED 8K – Samsung paraqet te ardhmen

Samsung Electronics njoftoi sot se seria e re televizorëve QLED 8K 2019 do të ofrojë një modalitet të ri të ambientit që është projektuar për të shfaqur përmbajtje të ndryshme duke përfshirë punimet e artit të njohura botërisht, madje edhe kur ekrani juaj është i fikur. Nëpërmjet modalitetit të ambientit një sërë përmbajtjesh si titujt e përditshëm të lajmeve, të rejat e motit, fotografitë dhe muzika mund aksesohen nga ekrani i televizorit. Përveç kësaj, Samsung ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Tali Lennox dhe Scholten & Baijings për të shfaqur veprat e tyre unike në televizorët QLED duke përdorur Modalitetin e Ambientit.

Modaliteti i ri i ambientit, tashmë i disponueshëm, është projektuar për të përmirësuar përditshmërinë e konsumatorëve dhe për tu dhënë atyre një eksperiencë sa më unike në konsumimin e përmbajtjes përtej asaj që shfaq televizori zakonisht.

 

“Ne jemi krenarë të ofrojmë modalitetin e ambietit, i cili jo vetëm që i shton vlerë të re ekranit të televizorit, kur ai është fikur, por gjithashtu sjell përfitime të reja në stilin e jetesës për klientët tanë, duke lëvizur përtej televizorëve konvencionalë”, tha Jongsuk Choo, Zv/President Ekzekutiv i Businesit Vizual në Samsung Electronics. “Planifikojmë të zgjerojmë përmbajtjen për modalitetin e ambientit duke bashkëpunuar me artistë të rinj dhe të talentuar gjatë viteve të ardhshme për t’i dhënë klientëve tanë forma më kuptimplotë për të shijuar televizorët e tyre QLED”.

Si pjesë e hedhjes në treg të modalitetit të ri të ambientit, Samsung ka bashkëpunuar me profesioniste të talentuar për të ndihmuar konsumatorët të bëjnë shtëpitë e tyre një ambient më të ngrohtë dhe më të rehatshëm. E njohur për pikturat e saj abstrakte në vaj, Tali Lennox, një modele dhe artiste e cili ka ndikim në industrinë e modës, bashkoi forcat me Samsung për modalitetin e ambientit. Hollandezët Scholten & Baijings gjithashtu krijuan një koleksion punimesh me bazë porcelani dhe pëlhure me ngjyra dhe modele elegante.

[artikull i meposhtem eshte i shkruar me 30 Gusht 2018]

BERLIN, Gjermani – Gusht 30, 2018 Gjatë konferencës së shtypit në IFA 2018, Samsung Electronics Co., Ltd. do të shpallë betejën e tij në teknologjinë e rezolucionit 8K me zbulimin e Q900R QLED 8K me 8K AI e avancuar. I disponueshëm në katër madhësi të ekranit ultra të madh (65″, 75″, 82″ dhe 85″), Samsung QLED 8K TV do të shfaqë disa përmirësime të imazhit 8K, duke përfshirë Rezolucionin Real 8K, Q HDR 8K dhe Procesorin Quantum 8K, të gjitha të krijuara për të sjellë imazhe me cilësi 8K. Samsung i ri QLED 8K do të jetë i disponueshëm në dyqane nga fundi i shtatorit *.

Konsumatorët do të përjetojnë imazhe dhe tinguj realistë dhe sa më të ngjashëm me jetën reale në Rezolucionin 8K të Q900R dhe 8K Al e avancuar.

QLED 8K e Samsung me 8K AI e avancuar është pjesë e vizionit afatgjatë të kompanisë për të udhëhequr në teknologjinë e rezolucionit 8K si rezolucioni që i afrohet më shumë imazheve të jetës reale në treg.

Modelet e reja QLED 8K

 “Në Samsung, ne kemi punuar pa pushim për të lëvizur industrinë përpara kur është fjala për cilësinë e lartë të imazhit dhe prezantimi i QLED 8K me 8K AI e avancuar është një komponent integral ne atë se si ne e shikojmë të ardhmen e ekraneve” tha Jongsuk Chu, Zvpresidenti i  Departamentit të Ekraneve Vizuale në Samsung Electronics. “Ne jemi të emocionuar të prezantojmë Q900R për konsumatorët dhe jemi të sigurt se ata do të përjetojnë asgjë më pak se madhështinë e ngjyrave, qartësisë dhe zërit në modelet tona të reja 8K”.

 Për të arritur imazhe me cilësi 8K, Samsung Q900R përmban Rezolucionin Real 8K të aftë për 4,000 pikë shkëlqim – një standard në shumicën e studiove të filmave. Ky funksion i mundëson televizorit që të prodhojë katër herë më shumë piksela se një televizor 4K UHD dhe 16 herë më shumë se një televizor me HD të plotë. Q HDR 8K i mundësuar nga HDR (High Dynamic Range) teknologjia 10+ e cila optimizon nivelet e ndriçimit të televizorit dhe prodhon ngjyra dhe imazhe të pacënuar, është inkorporuar gjithashtu për të prodhuar imazhe ashtu siç janë menduar nga krijuesit e tyre.

Teknologjia QLED 8K AI e avancuar

Teknologjia 8K AI e avancuar e bazuar në inteligjencën artificiale të Samsung gjithashtu vjen e pajisur me cilësi të figurës dhe zërit në një nivel të pajtueshëm me 8K, pavarësisht nga cilësia ose formati i burimit origjinal. Nëse një përdorues po shikon dicka përmes një shërbimi streaming, HDMI, USB apo edhe pasqyrimit nga telefoni, Procesori Quantum 8K njeh dhe përmirëson përmbajtjen për t’u shfaqur në cilësinë 8K. Përveç kësaj, Q900R përmban Full Array Elite për kontrast më të lartë dhe kontroll të saktë të prapandriçimit, si dhe 100% Volum Ngjyrash, duke u mundësuar përdoruesve të dëshmojnë miliarda ngjyra me saktësinë më të madhe të ngjyrës deri më sot.

Duke u fokusuar në efikasitetin e përdoruesit, Q900R përmban një skicë të funksioneve të reja që u mundësojnë konsumatorëve të përdorin televizorët e tyre ndryshe duke ruajtur cilësinë e lartë të imazhit dhe të zërit. Për shembull, televizori njeh dhe analizon një numër të pajisjeve argëtuese si pajisjet audio të lidhura përmes kabllos optike me One Remote, pastaj automatikisht ndez burimin e imazhit të televizorit dhe daljen e audios për një eksperiencë të optimizuar të shikimit.

Karakteristikat e fundit

Funksione të lifestyle-it, si; Ambient Mode, janë shtuar për të miksuar televizorin në hapësirën përreth duke shfaqur imazhe, motin, lajmet dhe të tjera pamje të mrekullueshme në ekran. Lidhja One Invisible, e cila vjen standarde në 5 metra, inkorporon kabllin dhe fuqinë optike në një kordon të vetëm, duke u dhënë përdoruesve më shumë liri se ku dhe si do e vendosin televizorin e tyre. Përmirësime inteligjente, të tilla si SmartThings, i shtojnë më tej aftësisë së Q900R për t’u dhënë përdoruesve qasje më të madhe në informacion e për të lehtësuar jetën e tyre, dhe Udhëzuesi Universal ofron rekomandime të personalizuara për të gjetur lehtësisht përmbajtje live dhe OTT në televizor.

 Samsung do të paraqesë njoftimet audiovizive në stendën e saj në IFA, që ndodhet në City Cube Berlin në nivelin e dytë.

 * Data specifike dhe modeli mund te ndryshojnë në varësi të rajonit/ shtetit.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.