Interneti samsung shqiperi
Lajmet e fundit

Samsung organizon drekë me mediat në Shqipëri

Një falenderim i vecante New Media Communications dhe Samsung për mundësinë që na kanë dhënë për testimin e produkteve Samsung ne Shqiperi dhe reklamimin e tyre.

Rreth 50 media të ndryshme morën pjesë sot në një drekë të këndshme të organizuar nga Samsung.

Pjesmarrës në këtë event të rëndësishëm ishin media dhe kompani të ndryshme të cilat reklamojnë produktet e Samsung dhe i shesin ato. Emrat e kompanive më të spikatur ishin Vodafone Albania, Telekom Albania, Neptun, Agjensia NOA edhe shumë media të tjera.

 

samsung dreke

Në këtë event mori pjesë gjithashtu edhe Shtëpia e Teknologjisë me përfaqësuesin e saj Klevis Xhyra.

Eventi i zhvilluar ne orën 12 në restorantin Mama’s Bistro u hap nga një fjalim i shkurtër nga përfaqësuesi i Samsung për Shqiperinë z. Ivan Polojac. Ai foli pak për produktet e reja që do të lancohen nga Samsung në filllim të vitit të ardhshëm ku përmendi lancimin e linjës Galaxy S më herët këtë vit dhe daljen në treg të Galaxy A8 në fillim të vitit. Gjithashtu ai falenderoi cdo pjesmarrës në këtë drekë e cila simbolizon mbylljen e një viti të lodhshëm dhe të ngarkuar dhe fillimin e një viti të ri plot energji.

Shtëpia e teknlogjisë ju uron një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm.
Vazhdoni të na ndiqni për lajmet më të fundit 😍😍

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

3 thoughts on “Samsung organizon drekë me mediat në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.