Note 8 Dual Cam
Lajmet e fundit

Samsung Note 8, me shume mundesi do te kete nje dual-camera dhe 3x optical zoom.

Samsung Note 8:

Samsung Note 8 me shume mundesi do te kete nje dual-camera. Sipas nje interviste te Park Kang, analist i Diashin Securities, per revisten koreano jugore “The Korea Herald”, krijimi i dispozitivit me dual-kamera do te jete i pashmangshem:

” Megjithese Samsung nuk ka zyrtarizuar akoma implementimin e dual-kamerave (per Galaxy S8), eshte e paevitueshme qe dispozitivet e se ardhmes do te kene dual-kamera. Kjo karakteristike ishte mjaft e kerkuar ne eventin Mobile World Congress.”

Samsungu do te kishte dashur te implementonte dual-kamera dhe ne Samsung Galaxy S8, por koha e implementimit dhe sidomos kostot nuk e lejuan te bente kete hap. Keto probleme me siguri do ti kete zgjidhur persa i perket Samsung Note 8. Informacionet thone qe ky i fundit do te prezantohet me nje sensor 12 MP me lente te gjera, qe punon ne “dual function” me nje sensor 13 MP. Sistemi i fotokameres thuhet do te kete dhe nje zoom optik 3X.

Statistikat thone qe smartphonet me te shitur ne bote, ne muajt e fundit, jane ato qe disponojne nje fotokamera te tipit “dual-kamera”. Perfshi ketu iPhone 7, Huawei Mate 9 dhe Mate 9 Pro, gjithashtu Vivo Xplay 6.

Techno Systems Research, nje kompani statistikore japoneze, llogarit qe ne vitin 2020 smartphonet me dual-kamera do te rriten me 34% ne tregun boteror. Do te kete nje rritje njesie te prodhuara prej 600 milion dispozitivesh.

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.