android 9 samsung
Lajmet e fundit

Samsung lajmet e fundit mbi AI, IoT dhe 5G

Samsung lajmet e fundit – Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi se si investimet dhe lidershipi i Samsung në teknologjitë Al, loT dhe 5G do të shërbejnë si gurë themeli për vizionin e një Jete Plot Konektivitet. Po ashtu,Samsung na prezantoi platformat e ardhshme robotike që funksionojnë me Al, tëcilat mund të përdoren për të menaxhuar veprimtaritë e jetesës së përditshme,si për shembull çdo ndihmë e dhënë për popullsinë e moshuar që ata të kujdesennë mënyrë të pavarur për rutinën e shëndetit të tyre.

“2019 përkon me përvjetorin e 50-të të Samsung
Electronics,dhe përgjatë këtyre pesë dekadave të fundit kemi qenë tejet të
përkushtuar për të shpalosur risi domethënëse për konsumatorët tanë”, u
shpreh HS Kim, President dhe CEO i Divizionit të Elektronikës për Klientët,
Samsung Electronics. “Në 2019 presim të kualifikohemi në një tjetër
dimension, duke bërë që lidershipi ynë në këtë industri të kristalizojë
vizionin tonë për një Jetë Plot Konektivitet.”

Samsung lajmet e fundit – Përshpejtojmë inteligjencën e çdo gjëje me IoT, 5G dhe Al  

Filozofia frymëzuese e Jetës Plot Konektivitet të Samsung
qëndron te inteligjenca për çdo gjë – IoT, 5G dhe AI funksionojnë të
ndërthurura së bashku në çdo pajisje, për të falur sa më shumë përvoja
fantastike. Sot në konferencën për shtyp të CES në Las Vegas, Samsung shpjegoi
se si e gjithë puna që po zhvillon lidhur me këto teknologji thelbësore i ka
hapur rrugët inovacionit përmes portofolit të produkteve që disponon.

Ekosistemi SmartThings është rritur në mënyrë të konsiderueshme
që nga momenti i unifikimit të aplikacionit SmartThing dhe prezantimi i
SmartThing Cloud. Numri i përdoruesve të regjistruar të aplikacionit SmartThing
është rritur me 220 përqind dhe personat që e kanë instaluar tashmë këtë
aplikacion janë rritur me 61 përqind. Po ashtu, edhe numri i partnerëve
pjesëmarrës në këtë ekosistem është rritur me 44 përqind. Sot, konsumatorët
mund të shijojnë eksperiencën e SmartThings me pajisje nga markat më të mira
globale si Amazon, Google, Bose, Sylvania dhe Plume.

Samsung prezantoi lidershipin e tij në fushën etelekomunikacionit duke bërë hapa galopante për tu sjellë klientëve lidhjen 5G.Samsung është mbajtësi numër 1 i patentës me ETSI[1][1],duke qenë se gëzon mbi 2000 patenta thelbësore të regjistruara 5G që nganëntori i vitit 2018. Dhe është e para shoqëri në botë që mori aprovimin FCC për pajisjet e saj komerciale 5G. Shoqëria bëri tëmundur hedhjen në treg të rrjetit celular 5G dhe rrjetit në shtëpi me anë tëagjencive të fuqishme përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara dhe tre agjencivecelulare në Kore, shoqëruar me eksperimentime të tjera që u zhvilluan në Evropëdhe Azi. Dhe jo vetëm kaq por Samsung është përkushtuar plotësisht që tëvendosë të gjithë fuqinë e vet 5G në duart e konsumatorëve, duke lançuar nëtreg smartfonët 5G gjatë gjysmës së parë të vitit 2019.

Samsung beson se AI vlen së tepërmi dhe ndihmon në thjeshtësimit
të kësaj bote kaq komplekse. Për t`ja arritur qëllimit, Samsung themeloi shtatë
Qendra Botërore AI dhe është në proces përshtatje të teknologjive unike për
produktet dhe shërbimet që ofron. Për garantimin e ekselencës në këtë
ekspertizë, Samsung NEXT dhe Qëndra e
Strategjisë dhe Inovacionit të Samsung (SSIC) kanë investuar në mbi 20
startup-e AI përgjatë 5 viteve të fundit.

Samsung lajmet e fundit – Zgjerohet Bixby, Platforma Inteligjente e Samsung

Fillesat e Bixby
konsistojnë në mënyrën inteligjente të përdorimit të telefonit Galaxy. Sot po zhvillohet edhe më tej duke
u zgjeruar në një platformë të hapur AI, e cila do të mbështesë pajisje pa
fund. Shoqëria njoftoi se inteligjenca e Bixby
do të shkrihet me QLED të vitit 2019 dhe televizorët premium, si dhe pajisjet
inteligjente si frigoriferë, makina larëse, kondicionerë, telefona celularë
altoparlantë AI, e shumë të tjera. Për më tepër, Bixby po zgjerohet në një Kabinë Digjitale të re dhe automatizohet
drejt platformave robotike.

Uber, Ticketmaster dhe të tjerë tashmë po përdorin Bixby për të aftësuar shërbimet e tyre
duke i bërë më inteligjente. Sot Samsung njoftoi se iHeartRadio u bashkua në
cilësinë e një partneri të ri. Kështu Bixby
do vijojë të rritet edhe më shumë me partnerët e tjerë që do t’i bashkohen këtij
ekosistemi, si p.sh. Google.

Samsung prezantoi gjithashtu edhe vlerat thelbësore të
filozofisë AI: Ndershmëri, Llogaridhënie dhe Transparencë. Ndërkohë që punon
fuqishëm për zhvillimin e skajshëm të teknologjisë AI, Samsung mbetet tejet i
përkushtuar për të na siguruar që algoritmet të ndërtohen në mënyrë sa më
gjithëpërfshirëse, duke garantuar mbrojtjen e informacionit dhe privatësisë së
përdoruesit si një nga prioritetet më të rëndësishme, dhe duke bërë që
konsumatorët ta kenë më të lehtë të kuptojnë se çfarë ndodh me të dhënat e tyre
dhe si trajtohen ato.

_____________________________________________________________________

Samsung Lajmet e fundit – Ndryshimet kryesore të bëra nga Samsung në 2019

Samsung prezantoi gjithashtu edhe një sërë risish, të gjitha me
qëllim modernizimin dhe lehtësimin e detyrave tona të përditshme, duke ofruar
një përvojë më të personalizuar dhe unike për çdo përdorues, ashtu siç vetëm
Samsung di ta bëjë.

Të zbavitemi:

Samsung lançoi QLED e tij 98”
8K – më gjigantin që ekziston – që i shtohet
gamës së produkteve për 2019 me modelet 65”, 75”, 82” dhe 85”. Me një çip procesori kuantik 8K të integruar, linja 8K e 2019
sjell cilësinë më fantastike të imazhit QLED, dizajnin dhe karakteristikat
inteligjente në përmasa si kurrë më parë me rezolucion mbresëlënës 8K.
Teknologjia e Samsung e bazuar në AI njeh dhe përmirëson çdo përmbajtje si për
një shikues i cili po ndjek një transmetim, një pajisje modem që mundëson
sinjalin digjital në analog, një HDMI, USB, ose një lidhje e celularit me
televizorin, pa llogaritur rezolucionin fillestar deri në një cilësi të
pacënuar prej 8K. Ky është televizori më inteligjent dhe më i fuqishëm i
Samsung deri më sot.

Në 2019, televizorët inteligjent të Samsung na ofrojnë më shumë se
kurrë më parë mënyra pa fund për të kërkuar përmbajtje dhe më shumë
përputhshmëri me pajisjet e lidhura. Me algoritmet e përmirësuara të AI për më shumë shërbime abonimi
për përdoruesit, përmbajtjet e preferuara dhe zakonet që na shoqërojnë kur
shohim televizor, Udhëzuesi Universal u tregon më lehtë përdoruesve emisionin
perfekt që duhet të shohin. Kështu, përdoruesit kanë më shumë se kurrë opsione
pa fund që të gjejnë shpejt dhe lehtë dhe të kontrollojnë përmbajtjen e tyre të
preferuar vetëm nëpërmjet zërit, duke përdorur Bixby e tyre të ri dhe telekomandën AI, dhe madje tashmë kanë më
shumë mënyra për të kontrolluar edhe televizorët e tyre Samsung përmes Amazon Echo dhe Google Home.

Në përpjekje për t’u falur klientëve të televizorëve inteligjent të Samsung më
shumë opsione zbavitëse, më shumë vlera dhe funksionalitetin e një platforme të
hapur, Samsung njoftoi se duke filluar nga pranvera e këtij viti, do të ofrojë
filma në iTunes, emisione televizive
dhe mbështetje për Apple AirPlay 2
të gjitha modelet e reja të 2019 të televizorëve inteligjent të Samsung.
Mbështetja për televizorët inteligjent të Samsung të vitit 2018 do të sigurohet
nëse kryeni një përditësim të firmware. I pari në këtë industri, një aplikacion
i ri për filma në iTunes dhe për
emisione televizive do të lançohet për herë të parë në televizorët inteligjent
të Samsung në mbi 100 shtete. Mbështetjen për AirPlay 2 do të mund ta gjeni në televizorët inteligjent të Samsung
në 190 shtete në të gjithë botën. 

Në shtëpi:

Samsung Lajmet e fundit – Frigoriferi Family Hub2019 tashmë vjen edhe më inteligjent dhe me më shumë intuitë se më parë.Aplikacioni i ri Family Board ofronnjë përvojë krejtësisht të riprojektuar të ekranit dhe bën të mundur që çdoanëtar i familjes të komunikojë dhe të shkëmbejë kujtime në një hapësirëkrijuese në ballë të frigoriferit. FamilyHub 2019 u nderua me çmimin CES 2019 për Inovacionin dhe opsioni i ri Bixby u lejon tashmë përdoruesve tëndërveprojnë në gjuhë njerëzore për të marrë përgjigje për pyetje tëndërlikuara, të parapërgatisin furrën, të kërkojnë receta, madje edhe të marrinUber në telefon. Për më tepër, Bixby ju tregon me figurë informacionenë ekran për një përvojë më të plotë dhe shfaq një gamë informacioni pamor.Këto karakteristika të reja do të bëhen të disponueshme nëse bëni përditësiminautomatik për modelet më të hershme të FamilyHub.

Lavatriçja me derë në pjesën e përparme e nderuar po ashtu me
një Çmim për Inovacionin në CES 2019, mund të përfundojnë një proces larjeje
për vetëm 30 minuta [2][2] në
modalitetin SuperSpeed. Me opsionin Bixby, përdoruesit mund të kontrollojnë
gjithashtu konfigurimet inteligjente, si për shembull mund të marrin
rekomandime për ciklin më të mirë të larjes, programimin e një cikli që
përfundon në një orë që e cakton vetë përdoruesi, lidhjen automatike e ciklit
të tharjes kur të ketë përfunduar larja, ose monitorimin e përdorimit për të
menaxhuar në mënyrë efikase pajisjet e larjes së rrobave.

Samsung Lajmet e fundit – Në punë:

Samsung prezantoi një linjë produktesh të reja dhe novatore qëkrijojnë lidhje të fuqishme mes produktivitetit dhe fleksibilitetit, me qëllimqë të ndihmojnë klientët që të mbarojnë punë shpejt dhe saktë. Dizajni i ri i Notebook 9 Pro është projektuar për profesionistët modern me një jetë dinamike që ata të arrijnë potencialin e tyretë vërtetë krijues, ndërsa laptopi Notebook Odyssey për lojëra, i cili funksionon përmes NVIDIA® GeForce RTX™ të re të cilësisë më tëlartë me GPU me 20 seri, është në dispozicionin tuaj si për punë ashtu edhe përlojëra. Monitori Space i Samsung naprezanton dizajnin fin dhe funksionalitetin e nevojshëm që përdoruesit të përqendrohen vetëm në atë që shfaqet në ekran dhe jo në atë çka ndodh përreth. Zgjidhjet e tij unike të integruara që ju kursejnë vend, këmbëzat e qëndrimit plotësisht të integruara që prekin shumë lehtë tavolinën, të cilat mund tëtërhiqen e të shtyhen duke u falur përdoruesve më shumë hapësirë për të qenë më produktiv. Përtej aspektit estetik, monitori Space i Samsung është i pasur me një gamë të gjerë karakteristikash dhe elementësh me performancë shumë të lartë. Modeli 27 inç ju fal rezolucionQHD që figura në ekranin tuaj të ketë detaje të pabesueshme dhe reale, ndërsame modelin 32 inç mund të shijojmë përmbajtjet në 4K UHD.

Samsung Lajmet e fundit – Të ngasësh makinën me konektivitet:

Samsung na prezantoi gjithashtu edhe me zhvillimet më të funditme HARMAN, duke na shpalosur risitë më të fundit të teknologjisë automative.Kabina digjitale 2019 na ofron tashmë një përvojë fantastike kur ngasim makinën duke qenë gjithmonë të lidhur dhe të përqendruar drejt konektivitetit, personalizimit dhe sigurisë.

Duke lidhur Bixby-n eintegruar kur ngasin makinën, drejtuesit e automjeteve mund të kontrollojnë në distancë se sa karburant u ka mbetur përpara se të nisin një rrugëtim të gjatë ose kur të përcaktojnë temperaturën brenda automjetit të tyre përpara se të dalin nga shtëpia. Duke përdorur kamerat në bord, Kabina e re Digjitale mund tënjohë disa drejtues automjetesh apo pasagjerë të veçantë dhe mund tëkonfigurojë përkatësisht hapësirën personale brenda në makinë – duke rregulluar kështu preferencat e ekranit, lartësinë e sediljes, ndriçimin dhe këngët tuajatë preferuara. Dhe jo vetëm kaq, por pasagjerët tashmë mund të shijojnë ekrane te personalizuar sipas shijeve të tyre të ulur në sediljet e pasme dhe të lidhenme DeX të Samsung të integruar në automjet që t’i mbarojnë punët në rrugë e sipër. Kabina Digjitale 2019 e bënudhëtimin tuaj edhe më të sigurt me sistemin e vizionit për zëvendësimin e pasqyrave dhe zgjidhjet e sigurisë të bazuara në kamera.

Të gjitha këto tashmë janë bërë të mundura falë teknologjisë celulare V2X që pasqyron ekspertizën e Samsung në zgjidhjet e rrjeteve celulare me teknologjitë automative.  Me C-V2X tëSamsung, tashmë automjetet do të mund të marrin dhe të analizojnë informacione që e bëjnë udhëtimin tuaj me makinë edhe më të sigurt dhe më të këndshëm.

Samsung Lajmet e fundit – Zgjidhje për pajisjet tuaja:

Për t’i dhënë jetë teknologjive AI të së nesërmes, Samsung theksoi se infrastruktura e sotme e AI duhet të evoluojë aq shumë sa të mund të përballojë inteligjencën në skajet më ekstreme.  Për këtë arsye, Samsung po punon fort për të lançuar një portofol gjithëpërfshirës zgjidhjesh që do t’i japin formë së ardhmes së pajisjeve inteligjente.

Memoria e celularëve të Samsung dhe procesorët e integruar nëAI, duke përfshirë edhe linjën Exynos Auto të publikuar rishtazi, do tu hapin rrugën një procesimi më të shpejtdhe efikas brenda pajisjes. Njëkohësisht, zgjidhjet tejet të avancuara tëmemories do të plotësojnë kërkesat e ardhshme rigoroze të serverave në rrjetdhe të sipërmarrjeve, ndërkohë që ato janë gjithnjë në kërkim që të përmbushindetyra edhe më komplekse me AI.

Samsung Lajmet e fundit – Platformat robotike përtë ardhmen e AI

Samsung na ofron nivelet më të larta të së ardhmes së Jetës Plot
Konektivitet përmes shpalosjes së zhvillimeve të tij më të fundit në platformat
e robotikës, duke përfshirë Bot Care,
Bot Air, Bot Retail dhe GEMS
Samsung. Mes të gjitha platformave të robotikës, Samsung shfaqi për herë të
parë për publikun Samsung Bot Care,
një aplikacion që u vjen në ndihmë klientëve të menaxhojnë rutinën e tyre
ditore të shëndetit. Falë të gjitha përparësive në AI dhe në robotikë, Samsung
tashmë po përdor asetet e tij më të fuqiplota për të pasur një ndikim sa më
pozitiv në shoqëri dhe për të na falur një botë shumë më të mirë.

Për më shumë informacion duke përfshirë foto dhe video, ju lutemi vizitoni faqen news.samsung.com.  Lajme i marre nga IcebergCommunication

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.