Samsung Galaxy s9-fotorender
Celulare Lajmet e fundit

Samsung ISOCELL Dual: teknologjia e re nga prodhuesi korean

Samsung ISOCELL Dual Software Solution Mundëson Karakteristikën e Kamerës së Dyfishtë në një Gamë më të Gjerë Smartphonësh

Zgjidhja e re software për sensorët e imazhit ISOCELL Dual mbështet rifokusimin dhe shkrepjen në dritë të ulët në smartphone me hardware të klasit të mesëm

Seul, Kore – 6 Shkurt 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd., një lider botëror në teknologjinë gjysmëpërçuese të avancuar, prezantoi sot një zgjidhje të re të kamerës së dyfishtë me sensorët Samsung ISOCELL të imazhit të dyfishtë dhe software të patentuar për dy karakteristika të njohura – rifokusimin (bokeh) dhe shkrepjet në kushtet e ndriçimit të ulët (LLS).

Ndërkohë që karakteristika të tilla si kamera e dyfishtë ishin në përgjithësi ekskluzive për smartphone premium, sensorët e dyfishtë ISOCELL dhe libraria e saj e algoritmeve të software të patentuar mundësojnë këto karakteristika edhe në pajisje me çmim më të ulët.

“KAMERAT E DYFISHTA PO SJELLIN EKSPERIENCA TË REJA DHE EMOCIONUESE TË FOTOGRAFIVE NË PAJISJET MOBILE,” THA BEN K. HUR, ZËVENDËS PRESIDENT I MARKETINGUT TË SISTEMIT LSI PRANË SAMSUNG ELECTRONICS.

“Zgjidhja e përgjithshme e Samsung ISOCELL Dual do të lehtësojë procesin e zhvillimit të produkteve për klientët tanë, duke u lejuar atyre të sjellin karakteristikat më të optimizuara të kamerave të dyfishta tek një gamë më e gjerë e konsumatorëve.”

Kliko këtu mbi: Lista Samsung me Android Oreo 8.0

Smartphonët me kamera të dyfishtë kanë dy sensorë të imazhit që kapin informacione të ndryshme të dritës, duke mundësuar funksione të reja si rifokusimi dhe LLS. Me këto përfitime, kamerat e dyfishta janë një trend në rritje në pajisjet mobile premium. Sidoqoftë, integrimi i kamerave të dyfishta mund të jetë një proces i vështirë për prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEM), pasi kërkon optimizim në kohë midis OEMs dhe shitësve të ndryshëm që zhvillojnë sensorë dhe algoritma software.

Zgjidhja e re e kamerës së dyfishtë së Samsung do ta thjeshtojë këtë proces dhe do të mundësojë që pajisjet mobile të nivelit nivelit të mesëm deri në fillestar të përfitojnë nga karakteristika të caktuara të kamerës, kryesisht të disponueshme në pajisjet premium të pajisura me një procesor shtesë të sinjalit të imazhit.

Për të përshpejtuar zhvillimin dhe zvogëlimin e vështirësive të optimizimit në smartphone me kamera të dyfishtë, Samsung tani ofron zgjidhjen e parë të përgjithshme të industrisë së dyfishtë me dy pajisje ISOCELL Dual sensor dhe software me algoritma për optimizimin e sensorëve. Kjo mundëson edhe pajisjet e nivelit të mesëm deri në fillestar të shfrytëzojnë veçoritë popullore të kamerës së dyfishtë si rifokusimi dhe LLS.

SAMSUNG BASHKON ALGORITMIN E SAJ TË RIFOKUSIMIT ME NJË SET TË SENSORËVE TË IMAZHIT PREJ 13 MP DHE 5MP DHE ALGORITMIN E SAJ LLS ME DY SENSORË 8MP, PËR TË LEHTËSUAR IMPLEMENTIMIN NGA OEM-TË.

[Artikull i marrë nga New Media Communications]
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.