samsung galaxy tab s4-foto-render
Lajmet e fundit Tablet

Samsung Galaxy Tab S4 – A jeni gati?

Samsung Galaxy Tab S4 është paraqitur në një imazh të parë shumë të detajuar që duket se do të konfirmoj shumë nga ndryshimet që do dalin në debutimin e gamës të re.

Pajisja duket se do të ofroj korniza shumë të holla anësore, të cilat lejojnë për të akomoduar një ekran të madh me 16:10 raport aspekt që duhet të ketë një rezolutë prej 2560 x 1600 pixels. Nuk duket asnjë sensor gjurmë gishtash – ose para ose pasme – kështu që është e mundshme që njohja biometrike do të jetë ekskluzivisht nëpërmjet njohjes fytyrë dhe iris skaner i cili është i pranishëm në krye të pajisjes.

samsung galaxy tab s4-foto-render

Pjesa përpara është veçanërisht e pastër, me logot Samsung dhe AKG pozicionuar në pjesën e prapme të tabelës.

Fotografia gjithashtu na tregon profilin anësor – jashtëzakonisht të hollë – në të cilën ekzistojnë butonat e ON/OFF dhe volumi.

KLIKO KETU: Samsung Galaxy S10

Ajo që na tregon nuk është ajo që është nën trupin e tabletës. Sipas thashethemeve të fundit, Samsung Galaxy Tab S4 do të paraqitet me një Snapdragon 835, i mbështetur nga 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme, kamera e pasme 12 megapixel, para 7 MPX dhe një bateri 7,300 mAh. Çmimi: mendohet rreth 600€ – pak si shumë duke patur parasysh se në Shqipëri kjo përkthehet në 700€ (taksat doganore).

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.