Celulare Lajmet e fundit

[update] Samsung Galaxy S9 😍: informacionet e oreve te fundit • ose.al

[PERDITESIM 09/10/2017]

Bloggeri i famshem rus Eldar Murtazin publikoi ne Twitter nje post ne te cilin konfirmon nje informacion teper te rendesishem per fansat e Samsung.

Versionet Samsung Galaxy S9 dhe Samsung Galaxy S9+ do te hidhen ne treg nje muaj me heret se zakonisht.

Nderkohe ata do te jene smartphonet e pare Android qe do te kene superprocesorin e ri SnapDragon 845. Fillimisht ky procesor do te jete eksluzivitet i kompanise jugkoreane, duke i dhene Samsungut disa muaj avantazh ne krahasim me knkurencen.

Foto render te Samsung Galaxy S9 dhe S9+:

Le të fillojmë me disa të vërteta. Samsung Galaxy S9 nuk do arrij këtë vit. Pajisjet e Samsung ndjekin ciklin vjetor dhe Galaxy S9 në asnjë mënyrë nuk do të jetë një përjashtim. Duke thënë këtë, kemi dy të dhëna nga Sammobile lidhur me Galaxy S9. Mendoni për këtë artikull si një nga shumë informacionet që priten të publikohen nga tani deri në prezantimin e celularit. Dalja në treg mendohet të realizohet në tremujorin e parë të vitit 2018.

Sammobile raporton se gjigandi i Koresë së Jugut Samsung ka nisur tashmë zhvillimin e firmware Galaxy S9 dy javë më parë sesa realizoi për S8. Në mënyrë të veçantë kemi të bëjmë me dy firmware të ndryshëm që janë G960FXXU0AQI5 dhe G965FXXU0AQI5.

Kjo përkthehet në dy telefona një bazë Galaxy S9 me numrin e modelit SM-G960 dhe Galaxy S9 Plus me numrin e modelit SM-G965.

Ju kujtojmë se Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus kanë numrat e modelit SM-G950 dhe SM-G955 respektivisht.

Samsung Galaxy S9-foto

Sa i përket karakteristikave të pritura, nuk kemi shumë informacione në lidhje me këtë. Kemi raportuar se Samsung Galaxy S9 do të përdorë ekranin e njëjtë Infinity si paraardhësi i tij me një raport 18:9 dhe një ekran me rezolucion QHD+. Ai gjithashtu do të vijë me 6GB RAM, 128GB hapësirë ​​të brendshme, dy kamera të pasme dhe para. Do kemi një bateri më të madhe se 3,500mAh dhe Android 8.1 Oreo.

Lexo: Skeda teknike e Samsung Galaxy S8

Lexo: Skeda teknike e Samsung Galaxy S8 Plus

Samsung do të jetë duke kërkuar për një nga çipet më të mira në 2018. Për këtë qëllim ne presim të shohim Snapdragon 845 të Qualcomm (modeli CPU më i ri në terg).

Data e lëshimit në treg të Samsung Galaxy S9

Nëse Samsung qëndron në ciklin e saj të zakonshëm vjetor, më së miri është se S9 dhe S9 Plus mund të shpallen së shpejti në MWC 2018 i cili realizohet nga 26 Shkurt deri më 1 Mars 2018.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

One thought on “[update] Samsung Galaxy S9 😍: informacionet e oreve te fundit • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.