Galaxy S8 vs. One Plus 3T
Krahasime Lajmet e fundit

Samsung Galaxy S8 vs. One Plus 3T

Hyrje:

One Plus 3T eshte nje nga celularet me te suksesshem te vitit 2016. Cmimi prej vetem 440 euro, shpejtesia, kamera mjaft e mire, kohezgjatja e baterise dhe eksperienca e perdoruesit e kthejne OP3T ne nje nga celularet me te kompletuar ne treg. Me siguri eshte smartphoni me raportin cmim/kualitet me te mire treg. Por pyetem veten, si sillet OP3T ne raport me top classin e ri, inovativ, stiloz, dhe mjaft te bukur: Samsung Galaxy S8 ?

Perkundrazi nga c’ka mund te mendohet, One Plus 3T me ekranin e tij 5.5” ne fakt eshte nje celular shume me i madh se Galazy S8 dhe ekrani i tij 5.8”. S8 eshte me i gjate, me i bukur dhe eshte rrezistent nga uji dhe pluhurat. Nga ana tjeter S8 ka disa karakteristika te reja, si per shembull procesori i ri potent SnapDragon 835, kamera te permiresuara dhe asistentin e ri Bixby.

Por shpesh, gjithe keto karakteristika kthehen thjesht ne detaje qe askush nuk i perdor. Prandaj me mire eshte te behet nje karahasim bazuar ne performancen e pergjithshme. Pyetja qe i bejme vetes ne kete aspekt jane: Cili celular performon me mire cdo dite?

Design:

OnePlus 3T ka design mjaft te mire dhe nje trup metali solid e rezistent, por eshte me i madh se S8 dhe shume me i veshtire per tu perdorur me nje dore. S8, nga ana tjeter, eshte i gjate, me shume stiloz dhe rezistent nga uji dhe pluhurat.

 

Per sa i perket OP3T, kemi te bejme me nje trup alumini dhe metali ne nje konstruksion solid. Celulari ka nje harkim te lezetshem ne pjesen e pasme qe e ben me pak te rreshqitshem. Por gjithashtu eshte edhe paksa i madh. Nuk eshte po aq i madh sa iPhone Plus, por gjithsesi ka permasa me te medha se Galaxy S8. Nuk perdoret thjeshte me nje dore. Ndersa vete Galaxy S8, perkundrazi, ka nje ekran thuajse njesoj te madh por eshte me i gjate. Ka nje ekran Infinity, qe eshte objektivisht me i bukur se ai i OP3T. Mund te thuhet qe eshte misterioz, eksitues dhe futuristik. Fakti qe eshte i stergjatur e ben me te thjeshte perdorimin me vetem nje dore. Pra eshte me praktik ne perdorim. I bukur eshte edhe xhami ne pjesen e pasme, por nuk eshte dhe aq praktik. Kjo sepse kur behet pak pis me pluhur behet dhe i rreshqitshem. Gjithashtu mban siper shenja gishtash, si cdo xham.

Nje pike pozitive, ku Galaxy S8 fiton, eshte fakti qe ai eshte rezistent nga uji dhe pluhurat. Ka nje klasifikim IP68 mjaft te mrie. Do te thote qe mund te zhytet ne uje deri ne 1.5 metra thellesi per rreth 30 minuta pa patur asnje problem.

Sensori i shenjes se gishtave per Galaxy S8 ndodhet ne pjesen e pasme, por cuditerisht ky sensor nuk eshte i vendosur ne pjesen e mesit ku qendron gishti natyrisht. Ai eshte i spostuar me ne pjesen e siperme, dhe per ta arritur rrezikon te humbesh ekuilibrin e celularit ne duar. Nga ana tjeter, S8 ka dhe njohje fytyre si sistem zhbllokimi. Ka dhe nje skaner irisi (syri), qe funksionon mjaft mire. Por gjithsesi eshte nje funksion jo shume reaktiv, mbetet per tu pare funksionaliteti efektiv. One Plus 3T nuk ka gjithe keto sensore zhbllokimi, por ka nje sensor shenje gishtash shume me reaktiv dhe me minimalist. Mjaft praktik.

Samsung-Galaxy-S8-vs-OnePlus-3T-TI

Kemi nga njera ane nje ekran 5.8” per S8, por eshte i stergjatur me nje raport me te vogel se 16:9. Kjo do te thote qe nuk mund te behet nje krahasim thjesht mbi diagonalen e ekranit te dy celulareve. Ne fakt, eshte e qarte qe OP3T eshte me i gjere si telefon. Le te bejme disa kalkulime interesante ne kete aspekt: Ekrani i S8 ka nje madhesi 2.4% me shume se ekrani i OP3T, eshte 8.8% me i gjate, dhe eshte 5.9% me i pjerret. Ne terma praktik, eshte ekran shume me praktik, dhe leojn vezhgim te mire. Mund te themi gjithashtu qe ekrani i S8 eshte nje Quad HD+ (1440 x 2960 pixels). Ky rezoluzion eshte me i mire se sa ai i OP3T, i cili eshte nje Full HD (1080 x 1920 pixel). Por gjithsesi ndryshimi kjo perparesi ne rezolucion nuk vihet re normalisht ne perdorimin e perditshem. Duhet te dime qe ne default ekrani i S8 eshte i impostuar ne Full HD+, dhe per te shfrytezuar Quad HD duhet te ndryshosh impostacionet. Kjo tregon qe dhe vete Samsung mendon qe nuk eshte dhe aq i nevojshem nje rezolucion Quad HD ne perdorimin e perditshem.

Samsung-Galaxy-S8-vs-OnePlus-3T-012-disp
Nderkohe persa i perket ngjyrave, te dy celularet paraqesin teknologji sRGB. Kemi matur te dy ekranet ne raste tonaliteti te larte dhe te ulet. Te dy jane mjaft te mire. Nuk mund te shpallet nje fitues persa i perket ngjyrave, por mund te themi qe duke u raportuar me cmimin, OP3T eshte fituesi “moral” ne kete aspekt.
Tjeter pike plus per S8 eshte fakti qe ekrani paraqet nje mbrojtje Gorrilla 5, ndersa OP3T nje Gorilla 4. Ne pergjithesi mund te themi qe persa i perket performance se pergjithshme S8 eshte sigurisht nje hap perpara. Por persa i perket shpejtesise fiton padyshim OP3T. Duelin ne pergjithesi e fiton S8, por pa dyshimin me te vogel diferenca ne performance nuk e justifikon diferencen ne cmim.

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.