Celulare Lajmet e fundit

Samsung Galaxy S8 Mini bëhet më konkret

Ashtu si çdo vit, vjen një kohë kur shfaqet një thashetheme e re mbi ekzistencën e një varianti Mini të Samsung Galaxy. Të gjithë u njohëm me Galaxy S5 Mini por në treg nuk u shfaqën kurrë as S6 as S7 Mini. Kështu dhe tani duhet të kemi skepticizëm të madh por edhe një dritëz shprese. Thashetheme këtë herë kanë shumë informacione nëpër duar. Siç shikojmë nga imazhi i mëposhtëm mund të jetë gati një versioni me përmasa më të vogla. Bëhuni gati për Samsung Galaxy S8 Mini.

Samsung Galaxy S8 mini-foto-detaje-ekrani-dimensionet

Karakteristikat: Samsung Galaxy S8 Mini

Për fat të mirë, informatori nuk është limituar vetëm tek imazhi, por gjithashtu na ofron disa detaje në lidhje me specifikimet e këtij variant të ri Mini. Sipas burimit, pajisja duhet të jetë e pajisur me një SoC Qualcomm Snapdragon 821 dhe 4GB RAM. Versioni do jetë me 32GB memorie të brendshme (edhe micro SD), ndërsa ekrani do jetë 5.3″, duke ruajtur dimensionet të ngjashme me atë të një smartphone me 4.7″ ekran .

Dizajni përfshin një ekran Infinity dhe praninë e të njëjtit kamera të pasme prej 12 megapixel, ndërsa mungesa e  Exynos 8895 ose Snapdragon 835, në varësi të tregut, duhet të rezultojë në humbjen e mbështetjes për Bluetooth 5.0. Megjithatë, nëse ky smartphone do të konfirmohet, mund të jetë një propozim shumë interesant. Shumë konsumatorë kanë parë tek Galaxy S8 një pajisje shumë të madhe.

Ju çfarë mendoni? Jeni interesuar në debutimin e mundshëm të një pajisje me këto specifikime? Shkruani tek komentet!

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.