Dalin sot konfirmime të reja mbi atë që mund të jetë celulari i ri i Samsung. Bëhet fjalë për Samsung Galaxy S8 Lite ose S9 Lite. Mendojmë se dalja në treg do bëhet më 21 Maj.
Samsung will launch GALAXY S9 lite( S8 lite) at the headquarters of JD on 21.May.
Samsung Galaxy S8 Lite – foto
[artikull i publikuar me 7 Maj]Sot do flasim për Samsung Galaxy S8 Lite (SM-G8750), që disa ditë më parë u shfaq në disa adresa interneti dhe mori dhe certifikimin TENAA. Mendojmë se seria Lite do marri vëndin e serisë së vjetër Mini, që nuk prodhohet më që nga viti 2015. Samsung po përpiqet të fitojë më shumë terren tek kategoria e celularëve mesatare. Duke përfituar nga emri i Samsung Galaxy S8 ajo po mendon të shtoj në treg serinë me karakteristika pak më të ulta por edhe me një çmim shumë më të vogël.
KLIKO KETU: Samsung Galaxy A6+ FOTO
Samsung Galaxy S8 Lite: Karakteristikat teknike
- Ekrani: 5,8″ Full HD+ (1.080 x 2.220 pixel) Infinity Display
- CPU: Qualcomm Snapdragon 660 (octa-core deri në 2,2 GHz)
- GPU: Adreno 512
- RAM: 4 GB
- Memoria e brëndshme: 64 GB (microSD deri në 256 GB)
- Fotokamera: 16 megapixel cme flash LED
- Fotocamera për selfie: 8 megapixel
- Lidhjet: Hybrid Dual SIM, 4G VoLTE, Wi-Fi 802.11ac (2,4/5 GHz), Bluetooth 5.0 LE, GPS, GLONASS, USB 3.1 Tipo C, NFC
- Bateria: 3.000 mAh me karikim të shpejtë
- Përmasat: 148,9 x 68,1 x 8 mm
- Pesoha: 155 g
- OS: Android 8.0 Oreo me Samsung Experience
- Të tjera: Buton Bixby, certifikim IP68, lexues i gjurmëve të gishtave
- Ngjyra: E zeze
Siç mund ta shihni nga karakteristikat e renditura dhe imazhet që gjeni më poshtë në galeri, kjo është një kopje e përsosur e Galaxy S8, e rishikuar në specifikimet dhe do të lansohet në treg me një çmim më të ulët sesa S8 në 2017 (rreth €399 fillestar).
Ekrani nga 5,8″ në fakt ka një rezolucion më të ulët, SoC tani është një Snapdragon 660 dhe gjithashtu memoria mund të mos jetë UFS 2.1. Nga ana tjetër, cilësia e ndërtimit duket krejtësisht e pandryshuar, duke përfshirë vendndodhjen e lexuesit të gishtit të pasmë dhe certifikimin IP68, një luks i vërtetë për këtë celular.