samsung galaxy s10 5g-shperthen1
Lajmet e fundit

Samsung Galaxy S10 5G – Lajmet e fundit

Një makth që ishte gati të fillonte të mundonte gjigantin e Koresë së Jugut: disa ditë më parë një përdorues që kishte në pronësi Samsung Galaxy S10 5G raportoi djegien spontane dhe shpërthimin e pajisjes së tij. Celulari, sipas pretendimeve, do të kishte filluar të digjej ndërkohë që po mbështetej në tavolinë. Kompania ka marrë incidentin shumë seriozisht duke tërhequr pajisjen për të analizuar atë dhe për të hetuar shkaqet që çuan në aksident.

Pas një sërë hetimesh, Samsung konfirmon se shpërthimi nuk është përgjegjësia e saj.

Video Samsung Galaxy S10 vs iPhone XS ne Tirane

Samsung Galaxy S10 5G nuk është Note 7

Ishte 2016 kur një Galaxy Note 7 i bukur u paraqit me krenari nga gjigandi i Koresë së Jugut. Disa javë më vonë, dhe disa njësi u shpërndanë, lajmet shqetësuese filluan të qarkullojnë: pajisjet shpërthenin.

samsung galaxy s10 5g-shperthen

Samsung menjëherë ndërhyri me disa fushata për rikthimin e celularëve dhe paralelisht nisën hetimet që do të na lejonin të kuptonim se çfarë qëndronte pas shpërthimeve. Pas disa javësh, vendimi: bateritë e dëmtuara ishin problemi i vetëm.

Prandaj, është e kuptueshme që episodi i një Samsung  Galaxy S10 5G që shpërthen menjëherë kthen kujtimet e këqija.

Megjithatë, sipas Samsung, situata është krejtësisht e ndryshme: pajisja do të kishte shpërthyer për shkak të shkaqeve të jashtme, ndoshta për shkak të një impakti. Nuk ka komponent të brendshëm që duket se ka gjeneruar incidentin. Prandaj, nuk ka përgjegjësi dhe asnjë rimbursim për përdoruesin korean që ka shpenzuar 1200 dollarë për të blerë një nga njësitë e para të Samsung Galaxy S10 5G.

 

 Ne ju kujtojmë se, për momentin, celulari u nis ekskluzivisht në Korenë e Jugut më 5 prill.  Vendi është duke u bërë terreni pionierë për smartfonin e parë 5G të kompanisë, i cili duket se ka shpëtuar nga rreziku i njësive të dëmtuara.

© ose.al – Shtepia e Teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.