samsung-galaxy-note-8-1
Celulare Lajmet e fundit

[VIDEO 😍😍] Ja si do te jete Samsung Galaxy Note 9

Vëmendja e të gjithëve është kthyer nga Samsung Galaxy Note 9, sidomos pas publikimit të fotove dhe videove të para render! Më poshtë një video render nga onleaks (që në shumicën e rasteve ka informacione shumë të sakta).

[artikull i shkruar me 18 Qershor]

Informacioni më i fundit që del rreth Samsung Galaxy Note 9 është se do të shfaqë një version me 512GB RAM të lë pa frymë. Sidoqoftë, është diçka e pakuptueshme, ai do të kufizohet në rajone të caktuara, si Koreja e Jugut dhe Kina. Asgjë nuk ndalon që mund të jetë më gjerësisht në dispozicion më vonë.

Deri më tani, Galaxy Note 9 po shfaqet si një pajisje pa shumë përmisime. Ky celular mund të shoqërojë një rritje në RAM dhe praninë e Android 8.1 Oreo me siguri duke u mbështetur nga një paketë prej 4.000mAh.

[artikull i shkruar me 10 Maj]

Thashethemet e fundit janë zbuluar në lidhje me Samsung Galaxy Note 9, që do të ndjekë S9 dhe S9 Plus e ri në gjysmën e dytë të këtij viti. Thashethemet vijnë nga rrjeti Weibo, por ende nuk ka asgjë zyrtare për këtë, prandaj mos i merrni ato si siguri. Sipas thashethemeve, phablet tjetër i gjigantit korean do të vijë me një ekran më të madh, ndryshe nga S9 që u lëshua me ekran të njëjtë me paraardhësit S8 dhe S8+.

Kompania ka zgjedhur një panel prej 6.4 inç për Samsung Galaxy Note 9, 0.1 inç më i madh se Note 8.

Kjo do të rriste dallimin në mes serisë S dhe serisë Note, duke pasur parasysh se S9+ ka një ekran 6.2 inç që është vetëm pak më i vogël në “dukje” sesa Note 8. Përveç ekranit më të madh, gjigandi korean në fund vendosi të përfshijë një bateri më të madhe.

Pas skandalit të Note 7, të tërhequr nga tregu për shkak të problemeve të baterisë që rezultoi me shpërthime, kompania ka pajisur Note 8 me një bateri më të vogël prej 3500 mAh.

Sipas thashethemeve Samsung Galaxy Note 9 do të ketë një bateri 3850 ose 4000 mAh si Huawei P20 Pro.

Pajisja do të vijë si gjithmonë me të njëjtin procesor të S9, Exynos 9810.

[artikull i shkruar më 29/03/2018]

Pasi dyshja e Galaxy S9 të Samsung është tani e disponueshme, pas datës së lëshimit global më 16 mars, thashethemet dhe supozimet filluan për celularin e ardhshëm nga gjigandi korean. Disa ditë përpara u shfaq një raport që firmware i Samsung Galaxy Note 9 është në zhvillim e sipër. Sot doli një raport që pajisja është vërejtur në bazën e të dhënave Geekbench, duke zbuluar vetëm disa detaje rreth pajisjes.

Lexo edhe: Prezantohen Galaxy S9 dhe S9+ ne Shqiperi

Samsung Galaxy Note 9 – skeda teknike

Sipas informacioneve në bazën e të dhënave Geekbench, një pajisje e renditur si SM-N960U e cila përputhet me numrin e modelit të Samsung Galaxy Note 9 ka karakteristika të ngjashme me Galaxy S9 +.

Brënda gjejmë Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM, por me sistemin operativ të fundit Android 8.1.

Në nivelin e performancës, pajisja që supozohet të jetë Galaxy Note 9 shihet duke me një rezultat prej 2,190 single-core dhe 8,806 multi-core që janë të dyja më të ulëta se ato të Galaxy S9+.

samsung galaxy note 9-foto-geekbench

Ne kemi raportuar më parë këtë muaj se Samsung ka filluar testimin e dy versioneve firmware të phablet Galaxy Note 9, dy javë më herët se sa për Galaxy Note 8. Ne do të marrim me siguri dy variante: një version Snapdragon dhe Exynos. Samsung Galaxy Note 9 mund të shpallet shumë më herët se vellai i madh Note 8 në vitin 2017.

Ka spekulime, gjithashtu, se Samsung mund të ketë përfunduar duke përdorur një ekran të gjithë xhami me një skaner gjurmë gishtash nën të.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.