Pas pushimeve verore priten që të prezantohen në tregun ndërkombëtar dy nga celularët më performantë të prodhuar ndonjëherë. Nga njëra anë iPhone 8 e Apple dhe nga tjetra Samsung Galaxy Note 8. Për këtë të fundit është përqendruar raporti i ri i faqes koreane Naver. Raporti i referohet të dhënave dhe vendndodhjes së prezantimit. Sipas informacioneve Samsung Galaxy Note 8 do të prezantohet më 26 gusht në New York.
Samsung kishte paralajmëruar gati një muaj përpara për zyrtarizimin e paraardhësit të tij, Note 7, i cili u prezantua më 2 gusht. Megjithatë, raportet nga Naver duket se janë në përputhje me rrethanat e mëparshme. Të gjithë kishin identifikuar në fund të muajit gusht periudhën kohore për daljen në treg. Kompania Koreano Jugore është e gatshme të nxjerrë në treg një gamë të larmishme me celularë spektakolarë. Një strategji e justifikuar nga nevoja e kapjes së kujdesit mediatik, para daljes së iPhone 8 në shtator.
Detajet e përfolura
Informacionet ofrojnë dhe një përshkrim të shpejtë të karakteristikave teknike të terminalit që përfshijnë Infinity Display nga 6,3″, një S Pen, kamera e pasme e dyfishtë dhe ndihmësi dixhitale Bixby. Datat e sakta mund të arrijnë në më pak se dy muaj. Deri atëherë shpresojmë që si Apple si Samsung mos të nga zhgënjejnë.
kur del
Fundi i gushtit. Hidhi një sy artikullit per daten e sakte 😉😉.
pas neser i bie
20 qeshore
Data e perfolur per momentin eshte 28 gusht✌🏼✌🏼