Direkt nga profili Twitter i onleaks, Samsung Galaxy Note 8 përpiqet të marrë një formë shumë të afër me thashethemet e fundit. Informacionet janë përhapur kohët e fundit edhe nga një leaker i mirënjohur, Evan Blass. Me një mori të imazheve të reja rendering dhe video, mund të vështrojmë përfundimisht dizajnin dhe linjat e mundshme estetike të këtij celulari.
Pyetja lind natyrshëm, me të vërtetë është ky Note 8? Duke parë fotot e shumta, dallohen qartë tiparet stilistike të Galaxy S8. Edhe Not 8 do jetë me të njëjtin ekran Infinity por pak më të madh. Rritet edhe trashësia e celularit. Duhet të ketë vënd për të vendosur S-Pen, USB Type-C, kasat e zërit dhe audio jack 3.5 mm për kufjet.
Hera e parë për Samsung
Duke analizuar dhe pjesën e pasme është menjëherë e dukshme konfiguracioni dual kamera me LED flash zhvilluar horizontalisht, me dy objektiva në qendër të modulit. Siç është raportuar edhe nga thashethemet e fundit, aspekti më i rëndësishëm do të jetë prania e një kamera të dyfishtë për herë të parë tek Samsung.
Sipas kolegëve të 91Mobiles që bashkëpunuan me onleaks për realizimin e fotove, Galaxy Note 8 mund të ketë përmasat 162.4 x 62.4 x 8.4 mm. Sa për karakteristikat, i njëjti raport thotë:
- Ekran AMOLED 6.3″ me aspekt 18.5: 9
- SoC Qualcomm Snapdragon 835
- 6GB RAM
- Kamera dyfishtë pasme 12 + 12 Megapixels dhe stabilizator optik (i pavarur)
- Bateria prej 3300mAh