samsung galaxy j5 pro-foto
Celulare Lajmet e fundit

Prezantohet Samsung Galaxy J5 Pro

Pikërisht një muaj pas daljes në treg të serisë Galaxy J (2017), Samsung e ka parë të arsyeshme të fusi një variant të ri për modelin e J5 (2017). Samsung ka rritur RAM-in dhe memorien e brëndshme. Momentalisht ky celular është vetëm për tregun Tailandez por nuk do mungojë shumë që të vij edhe në Europë.

Lexo edhe Samsung prezanton Galaxy J3-J5-J7

Ajo quhet Samsung Galaxy J5 Pro dhe nuk ndryshon estetikisht nga modeli origjinal.

 

Galaxy J5 Pro-foto detaje

Karakteristikat e Galaxy J5 Pro

  • Ekrani Super AMOLED 5.2 “HD (1280×720)
  • Octa-Core Exynos SoC 7870 @ 1.6GHz
  • 3GB RAM
  • 32GB memoria e magazinimit me micro SD
  • Kamera kryesore 13MP
  • Kamera për selfie 13MP
  • Sistemi operativ Android 7.0 Nougat
  • 3000 mAh bateri

Përsa i përket çmimit në Tailandë do shitet me 9.990 Baht që janë rreth 299€. Nëse çmimi do konfirmohej edhe në Europë atëherë do ishte një celular shumë interesant.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

11 thoughts on “Prezantohet Samsung Galaxy J5 Pro

    1. Përshëndetje Roven! Tani për tani Shtëpia e Teknologjisë nuk bën shitje në Internet por vetëm njoftojmë/ndihmojmë me info të sakta çdo person që ka pyetje mbi celular/tablet/PC etj. Përsa i përket pyetjes tënde këtu mund të gjesh Galaxy J3 2016 mono/dual sim me çmim fantastik! Versioni 2017 nuk është akoma në treg edhe pse është prezantuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.