Samsung Galaxy s9-fotorender
Celulare Lajmet e fundit

Samsung përgatitet për zbulimin e Galaxy J2 Pro (2017)

Vitin e kaluar, Samsung zbuloi Galaxy J2 Pro dhe tani duket se gjiganti i Koresë së Jugut është vendosur të lëshojë Galaxy J2 Pro (2017) në të ardhmen e afërt. J2 Pro është i ngjashëm me Galaxy J2 në aspektin e dizajnit, por ato ndryshojnë në RAM dhe kapacitetin e magazinimit të brendshëm. Ky smartphone (J2 Pro – 2017) kohët e fundit u shfaq në FCC dhe karakteristikat e tij janë tashmë online. Të gjitha këto tregojnë se celulari do dali në tregun ndërkombëtar së shpejti.

 

galaxy j2 pro-foto

 

Tani që lista e FCC dhe Bluetooth SIG për Galaxy J2 Pro (2017) kanë dalë në internet, disa veçori interesante janë bërë publike.

Për shembull, lista FCC tregon se kjo pajisje vjen me një bateri të lëvizshme.

Samsung Galaxy J2 Pro është mundësuar nga një procesor quad-core 1.5GHz Spreadtrum SC8830 i shoqëruar me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë ​​të brendshme që mund të zgjerohet deri në 128GB. Pajisja është e pajisur me një ekran Super-AMOLED me 5″ dhe një kamerë të pasme 8MP mbështetur nga një kamera selfie 5MP. Ky smartphone shkon në Android 6.0 Marshmallow dhe vjen me një bateri 2,600mAh. Deri më tani, nuk ka detaje rreth çmimit të Galaxy J2 Pro (2017), por mund të jemi të sigurt se, ashtu si paraardhësi i tij, do të jetë gjithashtu një smartphone me buxhet të ulët.

galaxy j2 pro-fotoretro

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.