samsung galaxy C10-render-imazhe-kamera e dyfishte
Celulare Lajmet e fundit

Samsung Galaxy C10: online imazhet e para (render)

Më parë gjatë vitit dolën fjalë që smartphone-et aktuale të Samsung-ut Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus do dilnin me kamera të dyfishtë. Kjo, megjithatë, mbeti vetëm një fjalë. Disa raporte të mëvonshme sugjeruan se Samsung Galaxy Note 8 mund të zhvillojë të njëjtin sistem. Raportete fundit pohojnë se Galaxy C10 i ardhshëm mund të jetë celulari i parë i kompanisë koreane me sensorë të dyfishtë të pasme.

Sipas disa fotografive të lëshuara dhe videove nga faqja e internetit Pricebaba, Galaxy C10 mund të vijë me dy fotokamera të vendosura në mënyre vertikale. Çfarë do të sjellë ende nuk është e qartë. Mund të presim cilësi më të mirë dhe përmirësim të përpunimit të imazhit. Nga pamjet e tij, dizajni i përgjithshëm i ngjan Galaxy C9 Pro ,aktualisht në dispozicion.

 

Raporti thotë se Galaxy C10 do të shfaqë një ekran 5.5 ” dhe përmasat 152.5 x 74.8 x 7.68mm, që do të thotë se do të jetë më i trashë se Galaxy C9 Pro (7.6mm). Në imazhet dhe videot e nxjerra, butonat e energjisë dhe të volumit vendosen në mënyrë të ngjashme me ato të Galaxy C9 Pro. Megjithatë, ka një tjetër buton që mund të jetë butoni i dedikuar për të lëshuar Bixby (asistentin vokal të Samsung-ut).
[ms_promo_box style=”boxed” border_color=”#fdd200″ border_width=”3″ border_position=”left” background_color=”#f5f5f5″ button_color=”” button_link=”https://ose.al/produkti/samsung-galaxy-s8/” button_icon=”” button_text=”Skeda teknike” button_text_color=”#ffffff” class=”” id=””]Samsung Galaxy S8[/ms_promo_box]
[ms_promo_box style=”boxed” border_color=”#fdd200″ border_width=”3″ border_position=”left” background_color=”#f5f5f5″ button_color=”” button_link=”https://ose.al/produkti/samsung-galaxy-s8-plus/” button_icon=”” button_text=”Skeda teknike” button_text_color=”#ffffff” class=”” id=””]Samsung Galaxy S8 Plus[/ms_promo_box]
[amazon_link asins=’B06XWN7VCQ,B06XWWDLQP’ template=’ProductGrid’ store=’osealbania-21′ marketplace=’IT’ link_id=’
923f2ad6-4521-11e7-9dfc-7778722e44ee’]

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.