samsung galaxy a9_kv_l
Celulare Lajmet e fundit

Samsung Galaxy A9 – celulari i parë në Botë me

Kuala Lumpur, Malajzi, 11 tetor 2018 – Samsung Electronics Ltd. dje prezantoi Samsung Galaxy A9, telefonin inteligjent të projektuar për të apasionuarit e eksplorimit, për të gjithë ju që dëshironi të fiksoni momentin dhe ta ndani ashtu siç e shihni me të tjerë. Inovacioni i Galaxy A9 sjell për herë të parë në botë risinë e debutimit të katër kamerave të pozicionuara në pjesën e pasme, plot me karakteristika të dizajnuara për t’ju ndihmuar të jetoni çdo ditë në maksimum.

Samsung Galaxy A9 është dizajnuar për ata që kanë objektiva të qarta dhe i ndjekin ato. Qoftë për një selfie të guximshme lozonjare apo një panoramë e përsosur, Galaxy A9 do të jetë shoqëruesi juaj i fundit për të fiksuar dhe ndarë aventurat e përditshme, pavarësisht se ku ju shpie jeta.

Deklarata për shtyp mbi Samsung Galaxy A9

“Si lider global në risitë e telefonave inteligjent, ne përqafojmë kërkesat në rritje për inovacion të mirëfilltë në një botë të udhëhequr nga komunikimi vizual që ndryshon me ritme galopante” – u shpreh DJ Koh, President dhe CEO i Divizionit të IT & Komunikimeve pranë Samsung Electronics. “Në përpjekje për të ecur në gjurmët e trashëgiminë tonë në zhvillimin e kamerave të telefonave inteligjent, ju prezantojmë teknologjinë e gjeneratës së ardhshme në të gjithë portofolin tonë të Galaxy, për t’u dhënë një game më të gjerë të konsumatorëve mundësinë të përjetojnë inovacionin modern. Në mbajtje të këtij premtimi, jemi shumë entuziastë që për herë të parë në botë, me Galaxy A9, të debutojmë teknologjinë lider të kamerës së telefonave inteligjent.”

KLIKO KETU: Samsung prezanton Galax J6+ dhe J4+

 Në një botë të ndërlidhur dhe kaq emocionuese, ku momentet dhe kujtimet, që nga ato të përditshmet dhe deri tek ato momente dhe kujtime që ndodhin vetëm një herë në jetë, fiksohen dhe ndahen në kohë reale, telefonat inteligjent tashmë janë shndërruar në më shumë se një telefon të thjesht për konsumatorët. Kjo është arsyeja pse kryefjala e Galaxy A9 është inovacioni i kamerës më të mirë, për tu dhënë mundësi konsumatorëve të përfitojnë më shumë, të eksperimentojnë më shumë dhe të zbulojnë hapësira të reja çdo ditë.

 Inovacioni me kamerën e pasme të katërfishtë

Samsung Galaxy A9 ju lejon të fiksoni foto dinamike dhe shumë të bukura pa shumë mundim. Me katër lentet, zbuloni edhe më shumë mënyra për të shfrenuar kreativitetin, fiksuar, krijuar dhe ndarë foto të papara.

·         Afrohuni pa ngurrim me Zmadhuesi Optik 2x për shkrepje të pabesueshme dhe plot detaje madje dhe nga distancë e largët.

·         Fiksoni botën pa asnjë kufizim me gjithë bukurinë e saj me Lentet Ultra të Gjëra dhe fotografoni si profesionistë me Optimizuesin e Imazheve. Falë Identifikuesit të Imazhit AI, tashmë kamera juaj është më inteligjente dhe e aftë të identifikojë subjektin dhe të përshtatë çdo konfigurim që fotoja juaj të jetë ideale për një sekondë.

·         Shpalosni kreativitetin me Lentet për Efekt të Thellë, të cilat ju garantojnë lirinë të menaxhoni manualisht efektin e thellësisë së fotos dhe të fokusoni subjektin për imazhe sa më profesionale dhe mbresëlënëse. 

·         Shkrepni foto të qarta dhe plot dritë në modalitetet e dritës së me drita të forta dhe të zbehta me Lentet Kryesore 24MP të Galaxy A9, për foto të mrekullueshme në çdo moment të ditës.

samsung galaxy a9-four-cameras

Opsione të reja të fuqishme për një performancë të lartë gjatë gjithë ditës

Jetëgjatësia e baterisë 3,800mAh[1] e Galaxy A9 ju hap dyert të jetoni pa kufij dhe të shijoni në maksimum performancën e lartë dhe jetëgjatë. Mund të fiksoni në kamera çdo gjë pa asnjë kufizim, të ruani më shumë dhe të fshini sa më pak gjëra nga telefoni tuaj me kapacitetin nga 128 GB deri në 512 GB memorie shtesë të Galaxy A9.

I projektuar për t’jua bërë jetën shumë më të lehtë, Galaxy A9 prezanton opsionin Bixby[2], Samsung Pay[3] dhe Samsung Health. Sa shumë gjëra mund të përfitoni nga avantazhet e panumërta me shumë funksione që ofron Galaxy A9, duke përfshirë edhe App Pair.

 Samsung Galaxy A9 Dizajn i klasit të parë

Në gjurmët e trashëgimisë së Samsung shoqëruar me dizajn të klasit të parë, Galaxy A9 vjen në tre ngjyra unike; e zezë havjari, blu limonadë dhe rozë karamele[4] me një dizajn të lëmuar dhe ergonomik, të cilin mund ta mbani lehtësisht në dorë edhe kur jeni duke shijuar një pije në një gotë me formë 3 dimensionale të rrumbullakosur, duke ju përcjellë një ndjesi komoditeti dhe cilësie të lartë. Galaxy A9 do të jetë i disponueshëm në disa tregje të caktuara që nga muaji nëntor.



1. Vlerat tipike janë testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke llogaritur devijimin e kapacitetit të baterisë mes disa kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti (minimal) i vlerësuar është 3,720 mAh. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

2. Disponueshmëria e shërbimeve Bixby mund të ndryshojë në varësi të tregut dhe zëri Bixby mund të lexojë vetëm versionin Bixby 1.0.

3. Disponueshmëria e ofrimit të shërbimeve ndryshon në varësi të shtetit

4. Disponibiliteti i ngjyrave ndryshon në varësi të shtetit

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.