samsung galaxy a6-foto-detaje (1)
Celulare Lajmet e fundit

[FOTO] Samsung Galaxy A6 dhe A6+ dhe fotot e para 😍😍

Vetëm disa ditë kaluan nga raportet më të fundit për Samsung Galaxy A6 dhe Galaxy A6 Plus. Celularët duhet të paraqiten në fund të muajit dhe duhet të mbërrijnë edhe në Europë.

Pas zbulimit të kartës së mundshme teknike, e cila ndër të tjera duhet të përfshijë një SoC Exynos 7870, 5,6 dhe 6 inç ekran të tipit Infinity Display dhe një kamerë të dyfishtë të pasme për modelin Plus.

Sot ne ofrojmë disa renderime që paraqesin dy pajisjet në mbulimet zyrtare të Samsung.

Samsung Galaxy A6-foto-render

Prandaj është e mundshme që këto janë foto zyrtare për shtyp, edhe pse mungojnë konfirmime në këtë kuptim. Ne shohim kamerën e pasme të dyfishtë të Samsung Galaxy A6 Plus. Të dy modelet kanë një jack 3.5 mm për kufjet dhe karikimi duket të jetë një lloj mikro-USB.

[Samsung Galaxy A6: artikull i shkruar me 16 mars]

Dy smartphones të rinj Samsung, të identifikuara me emrat e kodit SM-A600FN dhe SM-A605G, kanë bërë paraqitjen e tyre në portalin e mirënjohur “Geekbench“, duke treguar shumë nga specifikimet teknike. Sipas thashethemeve që u shfaqën në internet dhe duke marrë parasysh logjikën numerike të kompanisë koreane, smartfonët mund të jenë linja e re Samsung Galaxy A6 dhe Samsung Galaxy A6 +.

Disa specifikime teknike të dy modeleve, përkatësisht të pajisura me 3GB RAM dhe SoC Exynos 7870 (tashmë të pranishëm në bordin e A3 2017) dhe 4GB RAM dhe CPU Qualcomm Snapdragon 625.

samsung galaxy a6-detaje-online

Më poshtë janë specifikimet kryesore teknike që dalin nga faqja e dedikuar:

Samsung Galaxy A6 SM-A600FN

SoC Octa Core Exynos 7870 / GPU Mali-T830 MP1 / 3GB memorie RAM / Sistemi operativ Android Oreo 8.0.0

Samsung Galaxy A6+ SM-A605G

SoC Qualcomm Snapdragon 625 / GPU Adreno 506 / 4GB memorie RAM / Sistemi operativ Android Oreo 8.0.0

Lexo edhe: Samsung Albania me Galaxy S9

Sa për rezultatet e performancës, më në fund, modeli A600FN merr 723 pikë në Single-Core dhe 3605 në Multi-Core. Galaxy SM-A605G, nga ana tjetër, shënoi 739 pikë në modalitetin Single-Core dhe 3469 në Multi Core. Për momentin nuk ka informacion më të detajuar në datën e prezantimit të dy smartfonëve.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.