samsung galaxy A6
Celulare Lajmet e fundit

SAMSUNG GALAXY A6 +, imazhet e para per celularin e ri korean!

Galaxy A6 dhe A6+ u njoftuan zyrtarisht me portalin e Samsung. Megjithatë, asnjë çmim nuk është deklaruar ai është zbuluar nga Samsung Hollanda. Gjithashtu, të dy smartphonet do të jenë të para-porostije duke filluar nga nesër.

Galaxy A6 ka çmim prej 309 eurosh ($ 371) dhe A6 + do të kushtojë 369 euro (~ 443 dollarë) në Holandë.

Mund të presim një strategji të ngjashme çmimi për vendet e tjera evropiane. Hollanda do të ketë vetëm versionin 3 GB RAM + 32 GB të magazinimit.

Samsung gjithashtu ka konfirmuar se rajonet e ardhshme do të jenë në Azia dhe Amerika Latine këtë muaj. Pas kësaj, Koreja e Jugut, Afrika dhe Kina do të ndjekin.

Ne nuk jemi të sigurt se çfarë po mendon Samsung ndërsa shikojmë të dy telefonat. Të dy modelet janë me Snapdragon 450 dhe mund të kushtonin shumë më pak sesa vlera e tyre zyrtare.

Për mendimin tonë do të jetë e vështirë të shiten nga kompania koreane, sidomos ne tregun Shqiptar.

[artikull i shkruar me 24 Prill]

Vetëm disa orë më parë, doli lajmi që Samsung do të hedhë në treg dy celularë të rinj: Galaxy A6 dhe Galaxy A6 +. Bëhet fjalë për dy dispozitivë me dizajn “unibody metal” me një rrumbullakosje të lehtë të bordeve.

Dihet që ekrani do të jetë i bazuar në teknologjinë e famshme tashmë të Samsung: Infinity Display.

Aparati fotografik do të ketë një konfigurim të ngjashëm me atë të Galaxy S9+. Surpriza vjen nga vendi se ku do të ndodhet altoparlanti. Nga fotografite e dala në rrjet shihet se ai do të ndodhet pikërisht mbi tastin e ndezjes apo fikjes.

Këto imazhe na tregojnë gjithashtu dy hapësira në anën e majte, ku me shumë mundesi do të vendosen SIM Card dhe Memory Card SD. Ky dizajn është mjaft i përafërt me atë të Honor 7X, por me elemente të dallueshme të dizajnit të Samsung.

Foto Galaxy A6 +

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.