Lajmet e fundit

Samsung Galaxy A 2018 Series me “Infinity Display”, ja fotot ! • ose.al

Lajmet e para mbi serine Galaxy A 2018 jane mjafte interesante.

Me shume mundesi kompania koreane do te “adaptoje” ekranin “Infinity Display”  te flagshipit S8 edhe ne serine A te vitit 2018.

Behet fjale per nje ekran me raport 18:5:9 dhe Infinity Display i cili do ta ktheje A5 dhe A7 e vitit 2018 ne nje design modern dhe ekselent.

Deri tani nuk ka informacione te sakta mbi rezolucionin e ekranit, por duke studiuar Infinity Display te S8 mund te prezumohet me realitet nje densitet 1080p ne nje rezolucion 1080 x 2220 px.

Foto Samsung Galaxy A 2018 Series:

Ne pjesen e pasme shihet qe nuk do te kete nje “Dual Camera” por nje “Single Camera”. Me shume mundesi modeli me Dual Camera do te jete ai i serise 2019. Sensori i shenjes se gishtave ndodhet ne pjesen e pasme por ne nje vend me komod se ai i Galaxy Note 8. Mbetet per fat te keq shume afer kameres. Ndaj kjo rrezikon qe shpesh te vendoset gishti mbi kamer duke e bere pis me shenja gishterinjshe.

Mbetet per tu pare se cilat do te jene karakteristikat e tjera teknike software dhe hardware. Nderkohe mund te konfirmojme ngjasine me vllain e madh Galaxy S8 dhe S8+.

Ndiqni ose.al per perditesime te tjera….

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.