Galxy Note 8
Celulare Lajmet e fundit

Samsung dhuron 200 Galaxy Note 8 gjatë një fluturimi

200 pasagjerë fatlume të cilët ishin duke fluturuar me linjën Ibreia Airlines numër fluturimi IB 0513 nga La Coruna në Madrid në Spanjë jo vetëm që patën një fluturim të sigurtë dhe të kënaqshëm por zbritën nga avioni të gjithë me Samsung Galaxy Note 8.

Kjo shpërndarje massive falas telefonash u organizua nga Samsung Spanjë në një fluturim normal i cili nuk ishte as ndërkombëtar. Telefonët u shërbyen nga stjuardesat sikur po shpërndanin ushqime.

Galaxy Note 8

Në te gjithë telefonët e shpërndarë kishte një letër ku thuhej.

“Një vit më parë ne ju kërkuam ju që ti fikni Note 7, por sot ne ju mirëpresim në bord”.

Kjo natyrshëm i referohej faktit që paraardhësi i Galaxy Note 8 u ndalua që të merrej me vete gjatë fluturimeve në të gjithë botën. Kjo sepse batritë e Galaxy Note 7 shpërthenin vazhdimisht. Sigurisht që Samsung kërkon ti fshijë ato kujtime të këqija pavarësisht se ato tashmë janë pjesë e historisë ku Galaxy Note 7 mori edhe nofkën Smartphone Shpërthyes. Kjo ishte një mënyrë e Samsung për të treguar se falë klientëve fantastikë ato kanë kaluar me sukses gjithë ato kohë të vështira.

Samsung Spanjë shkruajti në Twitter :
“TEK SAMSUNG, KUR NE RRËZOHEMI, NE JO VETËM QË NGRIHEMI PËRSËRI – POR – NE MËSOJMË TË FLUTUROJMË !”

Galaxy Note 8

Kur Galaxy Note 8 u lancua këtë vit, klientët dukeshin pak të frikësuar pasi kishin kaluar të gjithë atë traumë nga Galaxy Note 7. Pavarësisht kësaj pajisja u shit konsiderueshëm mirë duke qenë edhe një nga telefonët më të suksesshëm të kompanisë Koreane. Kështu që natyrshëm kompania ndërkombëtare donte ti kujtonte ato muaj të gjate më dhimbje koke të hedhura pas.

Të jemi të sinqertë, askush nuk mund të mendonte për një mënyrë më të mirë për të thënë “më fal”. Punë e mirë, Samsung!

Me poshtë do të gjeni videon e plotë.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=9FAmSCUq5zw” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”no” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]
Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

One thought on “Samsung dhuron 200 Galaxy Note 8 gjatë një fluturimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.