Sa vjec duhet te jeni te perdorni Whatsapp: Whatsapp ka vendosur të bëjë ndryshime në bazë të rregullave të reja të privatësisë që do të zënë vend në muajin tjetër në Europë.
Çfarë do të jenë këto ndryshime?
Deri më tani mosha minimale për të përdorur WhatsApp ka qenë 13. Tani në bazë të ligjeve të reja në Europë do të jetë 16.
Një ndryshim ky që prek vetëm Europën gjithashtu dhe Shqipërinë.
Në qoftë se lexoni rregullat e reja do të shikoni moshën 16 vjeçare si moshë minimale.
Por akoma nuk dihet se si njerëzit prapa programit do të dallojnë moshën e përdoruesëve.
Përditësimi i ri sjell dhe shikimin e të dhënave që Whatsapp ju merr gjatë përdorimit të saj. Kjo pjesë e përditësimit do të jetë e gatshme për tu shkarkuar në të gjithë botën.